• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NESËR PROVIMI I PARË/ Kushi uron maturantët: Pavarësisht kushtëzimeve nga pandemia dhe tërmeti u përshtatet…
Home
Politikë

NESËR PROVIMI I PARË/ Kushi uron maturantët: Pavarësisht kushtëzimeve nga pandemia dhe tërmeti u përshtatet…

2 June, 2021 F.autor Politikë

Përmes një video-mesazhi, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi u ka uruar shumë sukses maturantëve, të cilët ditën e nesërme do të zhvillojnë provimin e parë, atë të Gjuhës së Huaj, për Maturën Shtetërore 2021.

Sipas Ministres Kushi, ky është një çast i shumëpritur nga maturantët, një çast që do të kurorëzojë punën dhe përpjekjet e tyre të shumë viteve në shkollë dhe që do t’i bëjë krenarë të gjithë: ata vetë, prindërit e tyre, por edhe mësuesit e drejtuesit e institucioneve arsimore.

Ajo shprehet se e di shumë mirë që të gjithë maturantët kanë punuar shumë për të arritur rezultatet më të mira, ndërsa thekson se “jemi plotësisht të vetëdijshëm për vështirësitë që kanë pasur gjatë këtij viti të pazakontë”, duke nënvizuar se këto vështirësi janë reflektuar në procesin e hartimit dhe administrimit të testeve në Maturën Shtetërore.

“Dua t’ju siguroj që në këtë pikë ne jemi dhe do të vijojmë të jemi shumë të kujdesshëm, në mbështetjen tuaj, në mënyrë që secili prej jush të vlerësohet, nga njëra anë duke konsideruar vështirësitë e këtij viti, por nga ana tjetër edhe me meritokraci, duke bërë dallimin e më të mirëve”, -tha Kushi.

Ndër të tjera, ajo shpreh mirënjohjen ndaj tyre për gjithë durimin dhe mirëkuptimin që kanë reflektuar gjatë gjithë këtij viti të pazakontë: “Ju do të mbaheni mend si një maturë, që pavarësisht kushtëzimeve që solli pandemia COVID-19 dhe tërmeti i 26 Nëntorit, u përshtatët në një kohë rekord dhe nuk humbet asnjë sekondë nga procesi i mësimnxënies!”

Kushi përmend faktin se gjatë vizitave në gjimnaze të ndryshme të vendit, ajo ka takuar shumë maturantë nga të cilët është befasuar nga formimi i tyre shumë i mirë, përgjegjshmëria dhe vetëdija e lartë për jetën. Për këtë arsye, shprehet ajo, është besimplotë se do t’ia dalin të gjithë me sukses dhe se vetë maturantët do të dëshmojnë qartë se Sfidat që mund të të rrëzojnë në jetë, të bëjnë të ringrihesh edhe më i fortë.

Në fund të video-mesazhit, Ministrja Kushi inkurajon ata që të japin më të mirën e tyre, pasi këto provime do të përcaktojnë drejtimin në të cilin do të hedhin hapat e mëtejshëm në jetë.

“Shumë suksese dhe mbarësi për të gjithë ju!”, uron ajo.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës ajo ka zhvilluar edhe një takim me vëzhguesit e 208 qendrave të provimit të Maturës Shtetërore në të gjithë vendin, ku është nënvizuar rëndësia e administrimit me përgjegjshmëri dhe kujdes maksimal i këtij procesi, në mënyrë që të garantohen standardet e arritura vitet e fundit lidhur me cilësinë, meritokracinë dhe transparencën për të gjithë maturantët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NA DUHESHIN..."/ Sindi dhe Blerimi po njihen jashtë "Për'puthen", çifti kapen bashkë (FOTO)
Previous article VIDEOT E GJYQTARES/ Çudit gazetari: Ajo ka bërë një veprim që mund ta bënte edhe gruaja ime

F.autor

Postime të ngjashme

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë Politikë

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT