Ndërkohë që pasditen e së shtunës pritet të jetë edhe protesta e fundit e më e madhja e opozitës, Lulzim Basha duket tejet i lumtur teksa zyrtarisht ka shpallur veten sot kryeministër.
Teksa ka folur për dërgimin në gjykatë të “Babales”, Basha ka kërcënuar hapur prokurorët duke i thënë se sapo ai të jetë kryetar i qeverisjes së ardhshme do t’ia bëjë vettingun publikusht.
Gjyqtari, Kastriot Gramshit dhe dy prokurorët se nuk do t’ia hedhin vetingut për të varrosur dosjet e krimit. Vetingu do t’ju behet publikisht nga PD-ja, për këtë kanë zotimin personal si kryetar i opozitës dhe kryetar i qeverisë nesër”, tha Basha.
Pyetja që lind, është fare e thjeshtë. A është kjo arsyeja e vërtetë se përse po protestojnë shqiptarët që e ndjekin nga pas?
Që Lulzim Basha të nis e të quaj veten kryeministër, për tu marr jo me hallet e popullit siç pretendon…por me të vetat?
Përgatiti: AlpeNews.al