• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NESËR GJYQI PËR ZANI CAUSHIN/ Prokuroria e Korçës kundër lirimit për të fortin e Vlorës
Home
Aktualitet
Kronikë

NESËR GJYQI PËR ZANI CAUSHIN/ Prokuroria e Korçës kundër lirimit për të fortin e Vlorës

16 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Çështja për lirimin ose jo të Myrteza Caushit, pritet të zhvillohet nesër në ambientet e gjykatës së Korçës, ku pritet që trupi gjykues të dëgjojë konkluzionet përfundimtare të prokurorisë dhe avokatit mbrojtës, për lirimin me kusht ose jo të Myrteza Caushit. Burime për “Shqiptarja.com” thanë se prokuroria e Korçës ka përgatitur konkluzionet përfundimtare për këtë çështje dhe pritet që ditën e nesërme ti kërkojë gjykatës, rrëzimin e kërkesës për lirim me kusht të depozituar nga i dënuari me burgim të përjetshëm, Myrteza Caushi.

Kjo pasi ky i dënuar është përsëritës dhe nuk plotëson kriteret ligjore për të përfituar lirimin me kusht, siç parashikon neni 64 dhe 65 i Kodit të Procedurës Penale. Kërkesën për liri, Zani Caushi, e ka shfrytëzuar duke përdorur pikërisht nenin 64 dhe 65 të Kodit Penal të vjetër, i cili parashikon mundësinë për lirimin me kusht. Pra sipas Kodit të vjetër: “Vetëm në raste të jashtëzakonshme i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht kur ka vuajtur jo më pak se 25 vjet burgim dhe gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij”.

Zani Caushi, mbahet mend edhe si kreu i bandës kriminale me të cilin ish kryeministri Italian asokohe Romano Prodi pati një takim për rivendosjen e rregullit në Shqipëri dhe krijimin e qeverisë së pajtimit. Myrteza Caushi ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997. Gjatë vitit 1997 Caushi, ishte i dënuar në një burg të sigurisë së lartë në Greqi, nga ku u arratis. Caushi arriti të arratisej gjatë një revolte. Ai ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje. Gjatë periudhës së viteve 1997-1998 u deklarua kundërshtar i Sali Berishës dhe u bë krah i djathtë i Komitetit të Shpëtimit të Vlorës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ç’PO NDODH ME VAKSINËN KUNDËR COVID-19? Ja të rejat e fundit nga testimet amerikane dhe britanike
Previous article PREJ KATËR DITËSH/ Zjarri përparon nga Lezhë në Mirditë, situata kritike

Delo.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS NË SY GJATË PROTESTËS/ 28-vjeçari Erion Vishkulli i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale! Pritet të dërgohet në Romë për një tjetër operacion Aktualitet

U PLAGOS NË SY GJATË PROTESTËS/ 28-vjeçari Erion Vishkulli i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale! Pritet të dërgohet në Romë për një tjetër operacion

ZYRTARISHT NË ORËN DIMËRORE/ Akrepat kthehen 60 minuta pas Aktualitet

ZYRTARISHT NË ORËN DIMËRORE/ Akrepat kthehen 60 minuta pas

DHUNA NË PROTESTË/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy Aktualitet

DHUNA NË PROTESTË/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT