• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NESER BETIMI NE PARLAMENT/ Në sallë po futen deputetët e rinj të opozitës dhe JO deputetët e “opozitës së re”!
Home
Shqipëri

NESER BETIMI NE PARLAMENT/ Në sallë po futen deputetët e rinj të opozitës dhe JO deputetët e “opozitës së re”!

12 March, 2019 Redaktor1 Ekskluzive, Politikë, Shqipëri

Për të gjithë ata që interesohen për zhvillimet politike në Shqipëri, për shkak të një situate të re, të panjohur më parë po krijohet një kakofoni termash dhe përcaktimesh të cilat do sqarohen me kalimin e kohës.

Njëra prej tyre mund të jetë: Deputetët që po zenë vendet bosh në Parlament, duke bërë betimin pasi kanë pranuar mandatet nga KQZ, janë ligjvënës të opozitës aktuale? Pra kemi të bëjmë me deputetë të opozitës, apo me përfaqësues të një opozite të re?

Duke qenë se të gjithë vijnë nga listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2017, të përzgjedhur nga PD dhe LSI, e të futur nëpër lista zyrtarisht me firmat e Lulzim Bashës dhe Ilir Metë para se të bëhej President Republike, kuptohet që kemi të bëjmë me përfaqësuesit e kësaj opozite që kemi sot. Pra, deputetë e rinj janë të opozitës aktuale. Çka do të thotë se nuk kemi të bëjmë me deputetë të një opozite të re.

Situata e krijuar politike në vend, me daljen e opozitës nga sistemi me shumë gjasë mund të çojë në krijimin e një opozite të re. Kjo opozitë e re duhet të garojë në zgjedhjet e 2021 që të provohet me votë nëse do të ketë ose jo përfaqësuesit e vet në Parlamentin e ardhshëm.

Por deri atëherë deputetët e rinj që po zenë vendet e lëna bosh nga përfaqësuesit e PD dhe LSI, janë deputetë të këtyre dy forcave politike. Për rrjedhojë ato janë deri më 2021, deputetët e rinj të kësaj opozite.

ÇKA NDODHUR?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh dje për të bërë zëvendësimin e 6 mandateve të lëna nga deputetët e PD dhe LSI. Procesi i kalimit të mandateve është zhvilluar pa probleme për 5 prej tyre, KQZ ka shtyrë vendimin për Ligoraq Karamelon, pasi mandati i takon Valentina Dukës. Teksa jemi edhe në limite të afateve për paraqitjen e kërkesës së znj.Duka për të marrë mandatin, KQZ vendosi të shtyjë për nesër vendimin.

KQZ miratoi mesditën e së hënës se në vend të Astrit Veliajt, kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Demokratike, Qarku Berat, Lefter Maliqi. Ndërsa vendin e lënë bosh nga Viktor Tushaj i LSI në Lezhë do ta zërë Elda Hoti.

Sakaq, Nora Malajn, e zgjedhur deputete në Durrës nën siglën e LSI, e zëvendëson Edlira Hyseni. Mandatin e Vangjel Tavos po nga LSI në Gjirokastër, KQZ do t’ia japë Ediola Brahës. Ndërsa vendin e Lulzim Bashës do ta zënë në Kuvend Ajlinda Halilaj. Deputetët e rinj do të betohen në seancën e ardhshme parlamentare, që do të zhvillohet të mërkurën, më 13 mars.

Javën e kaluar u betuan 4 deputetët e parë të opozitës. Ata janë: Ylli Shehu, Enver Roshi, Aurora Mara dhe Edmond Rrushi.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MANDATET/ Ambasadori i OSBE-së: Ky parlament mund ta votojë reformën zgjedhore
Previous article FËMIJA DO TË MBAJË KËTË MBIEMËR/ Meghan Markle dhe Princ Harry së shpejti prindër

Redaktor1

Postime të ngjashme

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën Politikë

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ I kërkon Ramës të ndalojë ndërtimet për projektin e lidhur me Kushner Breaking News

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ I kërkon Ramës të ndalojë ndërtimet për projektin e lidhur me Kushner

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT