Udhëheqësit e Kanadasë dhe Meksikës folèn në telefon me Presidentin Donald Trump javën e kaluar për të kërkuar zgjidhje lidhur me tarifat qè ai vendosi për vendet e tyre. Por presidenti i Kinës duket se nuk ka gjasa të bëjë një telefonatë të ngjashme pèrkohesisht.
Pekini, i cili ndryshe nga partnerët dhe fqinjët e ngushtë të Amerikës ka qenë i bllokuar në një luftë tregtare dhe teknologjike me SHBA-në prej vitesh, po merr një qasje të ndryshme ndaj Trump në mandatin e tij të dytë, duke e bërë të qartë se çdo negociatë duhet të zhvillohet në baza të barabarta.
Udhëheqësit e Kinës thonë se janë të hapur për bisedime, por ata gjithashtu kanë bërë përgatitje për tarifat më të larta të SHBA-së, të cilat janë rritur 20% që kur Trump mori detyrën shtatë javë më parë. Me synimin për të mos u kapur në befasi siç ndodhi gjatë mandatit të parë të Trump, kinezët ishin gati me masa hakmarrëse — duke vendosur taksat e tyre javën e kaluar mbi importet kryesore të fermave në SHBA dhe më shumë tè tjera.


