• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
11 MAJI/ KQZ publikon listën paraprake të zgjedhësve nga jashtë, ja ku dhe si mund të verifikoni emrin tuaj
Home
Politikë

11 MAJI/ KQZ publikon listën paraprake të zgjedhësve nga jashtë, ja ku dhe si mund të verifikoni emrin tuaj

9 March, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi sot listën paraprake e zgjedhësve nga jashtë.

Lista Paraprake mund të konsultohet në www.kqz.gov.al, ose në aplikacionin KQZ në iOS ose Play Store. Vetëm ata zgjedhës nga jashtë, të cilëve u është pranuar kërkesa për t’u regjistruar nëpërmjet PER, janë në përbërje të kësaj liste.

Si të verifikoj emrin tim?
Në faqen e KQZ është publikuar një dritare ku votuesi nga jashtë shkruan NID, më pas vendos emrin, mbiemrin, atësinë dhe datëlindjen. Këta zgjedhës kanë mundësinë, nga data 9 deri më 10 Mars 2025, të:

Mbyllet afati për aplikimet nga Diaspora! Mbi 230 mijë emigrantë të regjistruar për të votuar me postë
Kërkojnë çregjistrimin nga lista e zgjedhësve nga jashtë, në rast se për arsye objektive gjykojnë se do të jenë në Republikën e Shqipërisë në ditën e zgjedhjeve më 11 Maj 2025.
Ribëjnë edhe një herë kërkesën, ata zgjedhës që kanë ndryshuar vendqëndrim pasi është miratuar kërkesa, duke saktësuar adresën e re së bashku me dokumentin provues të adresës.

Si e marrin fletën e votimit?
Dërgimi i fletës së votimit bëhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmjet shërbimit postar.
Nëse procesi i miratimit të listave shumëemërore ecën sipas afateve të parashikuara, mes datës 8 Prill dhe 16 Prill synohet të përfundojë dërgimi i fletës së votimit dhe dokumentacionit zgjedhor.
Pasi të kenë marrë fletën e votimit, ata e plotësojnë sipas udhëzimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke zgjedhur subjektin zgjedhor dhe/ose kandidatin që dëshironi.
Fleta e votimit dërgohet mbrapsht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke llogaritur kohën që ajo të mbërrijë në këtë institucion, jo më vonë se ora 19:00 e datës 11 Maj 2025.
Kostot e shërbimit postar për dërgimin e fletës së votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si dhe kthimin e saj për tek KQZ do të paguhen të gjitha nga shteti shqiptar.

Kostot e votës nga jashtë, Celibashi: Mbi 3 milionë euro vetëm platforma elektronike e regjistrimit
Sa u regjistruan nga diaspora?

Në total janë mbi 294 mijë shqiptarë me banim jashtë që mund të marrin pjesë në votim më 11 maj, ndërkohë më shumë se 48 mijë kërkesa u refuzuan për shkak të mangësive të ndryshme. Më pas emrat e votuesve nga jashtë do të hiqen nga lista e zgjedhësve në Shqipëri
Kërkesat kanë qenë nga më shumë se 100 shtete të ndryshme të botës, por më shumë emigrant janë regjistruar nga Italia dhe Greqia ku jetojnë dhe komunitetet më të mëdha. Në vend të tretë janë Gjermania, pasuar nga Shtetet e Bashkuara.
Sipas parashikimeve ligjore, vota e emigrantëve do të llogaritet në qarkun ku ata kanë rezidencën në Shqipëri. Më shumë se 52 mijë votues të regjistruar i përkasin Tiranës, e pasuar nga Fieri me mbi 32 mijë votues nga jashtë dhe Elbasani e Durrësi me pak më shumë se 25 mijë votues nga jashtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen tre makina. Një i plagosur në gjendje kritike
Previous article "NËSE UASHINGTONI PËRSHKALLËZON TARIFËN, PEKINI DO HAKMERRET"/ Kina vijon “luftën” tregtare me SHBA-në

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT