Me gjithë aktivitetet e planifikuara për Natën e Bardhë, shumica e të rinjve dhe jo vetëm, kanë zgjedhur ta kalojnë mbrëmjen nën tingujt live të koncertit në sheshin Skënderbej. Për të gjithë ata që janë në shtëpi, ose gjetkë, ja ç’ndodhi. Në pritje të artistes britanike Emeli Sande, koncertin e hapën këngëtarë shqiptarë me moderimin e Dojna Memës.
Alban Ramosaj, pasi këndoi “Çkemi”, i dedikoi një këngë Chester Bennington, solistit të Linkin Park, i cili ndërroi jetë pak muaj më parë. Me nterpretimi i qetë dhe blicat e ndezur nga gjithë turma, “Numb” s’mund të tingëllonte më e ndjerë.
S’mund të mungonte dhe “Bodak Yellow” performuar sërish nga Alban Ramosaj pas disa këngësh të tijat.
Më pas skenën e pushtoi Kamela Islamaj me zërin potent dhe këngët tipike rrok.
Dhe shfaqja e premtuar nga Emeli Sande nisi rreth gjysmë ore më parë. Emeli e nisi mbrëmjen me një version më agresiv të “Hurts” dhe mbrëmja pritet të jetë e gjatë dhe argëtuese.





