• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NËSE PËR DY MUAJ NJERËZIMI…”/ Skënder Brataj zbulon kur arrihet piku i koronavirusit në Shqipëri
Home
Sociale

“NËSE PËR DY MUAJ NJERËZIMI…”/ Skënder Brataj zbulon kur arrihet piku i koronavirusit në Shqipëri

16 July, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Fillimi i gushtit pritet të jetë piku i epidemisë së koronavirusit në Shqipëri. Të infektuarit do të jenë më të shtuar së aktualisht, e po ashtu dhe humbjet e jetës.

Analiza vjen nga kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili i referohet jo vetëm shkeljes së masave nga qytetarët, por dhe rihapjes së transportit publik që ende nuk ka dhënë efekte në rritjen e infeksionit.

“Nuk është piku akoma ky që po shohim tani. Fillimi i gushtit do të shënojë majën e kurbës së infeksionit për shkak të lirimit të të gjitha masave.

Masa e fundit e lirimit është transporti publik që nuk ka as 10 ditë që është hapur dhe kuptohet që i do 3-4 javë që nga përhapja e infeksionit, inkubacioni dhe shfaqja e shenjave të sëmundjes.

Pastaj sesi do të vazhdojë piku, kjo do të varet si do të ndërgjegjësohemi ne”, tha Brataj në një intervistë për A2.

Ai shtoi se Shqipëria nuk do të shkojë më drejt një mbyllje tjetër. Izolime të pjesshme në qytete apo shërbime të caktuara mund të ndodhin vetëm nëse sistemi shëndetësor është në prag kolapsi.

Por kreu i Urgjencës Kombëtare thotë se nuk do të përjetojmë situatën që kaloi Italia me koronavirusin dhe kjo për shumë arsye.

“Nuk besoj të kemi skenarin e Italisë, që nga dendësia e popullsisë, mosha, njohja e sëmundjes dhe që nga ajo që po shpresojmë të gjithë. Po bëhen gati dy vaksinat e para pas rezultateve pozitive që kanë dhënë edhe te humanët”, tha ai.

Skënder Brataj shprehet se frenimi i përhapjes se koronavirusit varet nga qytetarët dhe zbatimi i masave mbrojtëse.

“Sipas një shkencëtari amerikan, nëse për dy muaj gjithë njerëzimi do të mbante maska, koronavirusi do të zhdukej. Është shumë e rëndësishme mbajtja e saj dhe sipas studimeve të tjera tregon se mund të ulë përhapjen e infeksionit në masën 70%”.

Në dy javët e para të korrikut janë rritur thirrjet drejt Urgjencës Kombëtare. Vetëm në 24 orë, në sallën operative mbërrijnë 2500 telefonata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE PRANË LARGIMIT/ Mesfushori gati të firmosë për 5 vjet me Manchester United
Previous article E BUJSHME/ Media italiane: Ibrahimovic largohet pas sezonit nga Milan, ja ku do ta shohim suedezin

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin Aktualitet

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027 Aktualitet

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë Aktualitet

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT