Djegia e mandateve duket se e ka futur në një krizë politike vendin tonë, pasi opozita e dale nga lista e 2017 ndodhet jashtë parlamentit. Por kandidatë të tjerë në lista opozitare kanë pranuar mandatin. Deri më tani 14 kandidatë e kanë pranuar mandatin e deputetit ndërsa 3 të tjerë nuk pranuan ta dorëzonin. Nesër pritet të marrin mandatin edhe 3 deputetë të tjerë. Numri I deputetëve në parlament pritet të shkojë në 99.
I tillë ishte rasti i deputetit të LSI-s Ralf Gjoni ish-këshilltar I Metës, i cili pranoi mandatin e deputetit.
Para se të betohej ish-këshilltari i Metës Gjoni u sulmua me bojë teksa dilte nga banesa, por u shpreh ashpër përpara Kuvendit.
Ralfi në janar të 2019, ndërsa ishte i ftuar në emisionin 360grade në RTV Ora të gazetarit Artur Zheji, deklaroi se “nëse do të ishte deputet i PD apo LSI, do të kishte djegur mandatin”.
“Po të isha deputet në PD dhe në LSI do i kisha djegur mandatet dhe do të bllokoja parlamentin. Nuk ke parlament përsa kohë që ne nuk ulemi në tavolinë dhe të bëjmë një sistem të ri zgjedhor”, deklaroi ai në studio.
Kur edhe të "kruhet", edhe të djeg…
Kur edhe të "kruhet", edhe të djeg…Ç'thoshte Ralf Gjoni 2 muaj më parë? #boom #oranews
Gepostet von Ora News am Donnerstag, 21. März 2019
Përgatit: AlpeNews.al


