• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NËRHYRJET NË REFORMËN NË DREJTËSI/ Nard Ndoka i del në krah Metës: Duhet të kemi kurajën t’i themi ambasadores që kur e ka gabim e ka, SHBA merret me thashetheme
Home
Politikë

NËRHYRJET NË REFORMËN NË DREJTËSI/ Nard Ndoka i del në krah Metës: Duhet të kemi kurajën t’i themi ambasadores që kur e ka gabim e ka, SHBA merret me thashetheme

25 May, 2020 Delo.autor Politikë

Aleati i Bashës, kreu i PDK Nard Ndoka i ka dalë në krah presidentit Ilir Meta në lidhje me ndërhyrjet që duhen bërë në Reformën në Drejtësi.

Ndoka është dakord që të ketë një këshill politik siç propozoi presidenti Meta, duke hedhur akuza të forta ndaj SHBA e cila sipas tij “ka ndërhyrë me ekspertë të vetë nën ndikimin e Sorosit “.

Ish deputeti thotë se ambasadorja amerikane Yuri Kim e ka kabim dhe se sipas tij merret me thashetheme.

Aletati i Bashës sjell edhe propozimet e tij se çfarë duhet bërë.

“Këtu duhet të jetë roli i SHBA për reformën në drejtësi dhe të kuptojnë gabimet që kanë ardhur rrugës. Drejtësia pa një frymë konsensusi nuk e arrin funksionin e saj dhe nuk ngjall as shpresë dhe humb besimin e  qytetarëve kur ajo bëhet e njëanshme.

Nëse një reformë e kemi miratuar më shumicë absolute kjo frymë të vijonte dhe me implementimin e saj. Shumë persona të drejtësisë së re janë të lidhur direkt me rilindjen duke humbur besueshmërinë. SHBA duhet ta kuptojë hendekun e krijuar dhe se ato vetë kanë gabuar, ndoshta ka qenë ndërhyrjet e Soros për ta kontrolluar reformën, por është momenti që ti kthehemi bashkëpunimit institucional dhe roli i SHBA do të jetë deçiziv.

Që ka ndërhyrje të ndërkombëtarëve në reformën në drejtësi është evidente, SHBA ka ndërhyrë me ekspertë të vetë nën ndikimin e sorosit dhe ka pasur një tendencë që kjo reforme ti jepej rilindjes. Nëse ambasadorja Kim e ka kuptuar këtë duhet të rregullojë këto gabime dhe të bëhet garante mes palëve politike për tu ulur ne tryezë diskutuar dhe përmirësuar këto gabime.

Kjo nuk bëhet pa dalë garant SHBA dhe partnerët ndërkombëtarë. Nuk ka nevojë për ndryshime drastike, duhet të riparojmë ato gabime që janë bërë rrugës dhe ata që janë zgjedhur në mënyrë të njëanshme në drejtimin e institucionet e reja të drejtësisë”, tha Ndoka.

Në lidhje me akuzat e forta të ambasadores Kim se po tentohet të bëhen pazare me Reformën në Drejtësi, kreu i PDK tha për report tv se SHBA tashëm duhet të flasë me emra konkret.

“Së pari duhet të kemi kurajën dhe t’i themi ambasadores së kur e ka gabim e ka. Ne kemi nevojë që dhe vetë SHBA të na informojë në mënyrë transparente dhe jo me thashetheme. SHBA duhet të flasë me emra të përvetshëm, kush e pengon reformën në drejtësi dhe kush e  ka kontrolluar deri më tani, kush është roli i Sorosit në të.

SHBA duket të falsë troç dhe shqip për të fituar besimin e qytetarëve. Me këto deklarata vetëm shton hijet në këtë reformë. Nëse nuk kthejmë besimin e qytetarëve te reforma, humbasim vlerën e saj”, tha Ndoka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË URË-VAJGURORE/ Vetëvaret në ahurin e bagëtive nëna e 3 fëmijëve
Previous article "JEMI NË SITUATË OPTIMISTE"/ Imunologu Sulçebe: 90% e popullsisë së vendit tonë, e paprekur nga Covid-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT