• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JEMI NË SITUATË OPTIMISTE”/ Imunologu Sulçebe: 90% e popullsisë së vendit tonë, e paprekur nga Covid-19
Home
Sociale

“JEMI NË SITUATË OPTIMISTE”/ Imunologu Sulçebe: 90% e popullsisë së vendit tonë, e paprekur nga Covid-19

25 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku imunolog, Dr. Genc Sulçebe, deklaroi në studion e “Ditari” në A2 se rreth 90% e popullatës së vendit tonë nuk është prekur nga Covid-19.

“Perspektiva duket e mirë, pasi edhe muajt e verës i bëjnë kushtet e disfavorshme për përhapjen e virusit. Jemi në situatë optimiste, por gjithmonë duhet ruajtur kujdesi dhe gadishmëria. Rreth 90% e popullatës nuk ka rënë në kontakt me infeksionin, pra nuk është imune.

Kjo shifër ishte e pritshme nga masat e forta shtrënguese dhe të shpejta që u morën te ne. Nga ana tjetër, kjo ka rrezikshmërinë e vet pasi këta persona mund të infektohen më vonë, por virusi tani e ka humbur rrezikshmërinë. Tani kërkohet ndërgjegjësim më i madh i popullatës, pasi me rifillimin e stinës së ftohtë mund të kthehet sërish koronavirusi”, u shpreh Sulçebe.

Sipas doktorit, “vaksina po përparon me ritme të shpejta dhe është e pritshme që në fund të vitit do të jetë gati”. Gjithashtu, Sulçebe thekson se nëse kjo gjë do të ndodhë, ajo do të shpërndahet njësoj në të gjitha vendet e botës dhe do të jetë e aksesueshme nga të gjithë.

“Pa dyshim që do të jetë falas apo me çmim shumë të ulët edhe në vendin tonë. Mendoj se fillimisht duhet ta bëjnë individët më të rrezikuar: ata mbi moshën 50 vjeç dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese. Unë e shikoj me optimizëm përdorimin global të vaksinës, pasi të gjitha vendet janë të interesuara për eliminimin e pandemisë”, tha Sulçebe.

Në fund, mjeku imunolog dha një këshillë për qytetarët: “Mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura është mjeti më efikas për t’u mbrojtur dhe për të mbrojtur të tjerët”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËRHYRJET NË REFORMËN NË DREJTËSI/ Nard Ndoka i del në krah Metës: Duhet të kemi kurajën t’i themi ambasadores që kur e ka gabim e ka, SHBA merret me thashetheme
Previous article “KA PËRDHUNUAR MBI 100 FEMRA”/ Rrëfehet e dhunuara nga “Dragoi i Kavos”: Ai ishte i tmerrshëm, u trondita kur mora vesh se…

Delo.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos Aktualitet

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se... Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT