• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NËNSHKRIMI I MARRËVESHJES/ Xhandarmëria turke do të trajnojë Policinë e Shtetit, Çuçi takon në Tiranë homologun nga Ankaraja
Home
Politikë

NËNSHKRIMI I MARRËVESHJES/ Xhandarmëria turke do të trajnojë Policinë e Shtetit, Çuçi takon në Tiranë homologun nga Ankaraja

17 January, 2022 s.autor Politikë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, është takuar sot në Tiranë me homologun turk, Süleyman Soylu, i cili ishte në vendin tonë në kuadër të vizitës zyrtare të presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Çuçi ka nënshkruar me të edhe një marrëveshje për trajnimin e forcave të Policisë së Shtetit nga xhandarmëria turke. Teksa ndan disa foto nga takimi, Çuçi shkruan se sot u hodh një hap konkret përpara në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për Bashkëpunim në Fushën e Trajnimeve dhe Arsimimit për Zbatimin e Ligjit.
“Takimi në Tiranë me homologun dhe mikun turk Süleyman Soylu, me të cilin hodhëm sot një hap konkret përpara në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për Bashkëpunim në Fushën e Trajnimeve dhe Arsimimit për Zbatimin e Ligjit. Cilësia e arsimit dhe kualifikimi profesional i forcave tona të sigurisë janë shumë të rëndësishme për të përgatitur drejtues të kualifikuar, me njohuri dhe aftësi moderne, që dinë të adresojnë sfidat e kohës. Xhandarmëria turke do të ofrojë në këtë drejtim të gjithë ekspertizën dhe kapacitetet për Policinë e Shtetit dhe jo vetëm. Ndonëse po kalojmë një fazë të vështirë për shkak të pandemisë, të dy vendet tona kanë ditur të hedhin hapa përpara dhe të çojnë në një nivel tjetër bashkëpunimin biletaral për sfidat e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, emigracionit dhe krimit kibernetik. Do të vijojmë të punojmë së bashku për të krijuar një klimë më të ngushtë bashkëpunimi dypalësh në fusha të interesit të përbashkët”, shprehet ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANDEMIA/ Paralajmërimet për mutacione të tjera të COVID-19, CDC po shqyrton udhëzime të reja
Previous article SITUATA E RËNDUAR E COVID-19/ Bullgaria shton vende të tjera në “listën e kuqe"

s.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT