• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nënpresidenti i SHBA-së: Duam zgjidhje paqësore me Korenë e Veriut
Home
Nderkombetare

Nënpresidenti i SHBA-së: Duam zgjidhje paqësore me Korenë e Veriut

8 February, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, tha se Uashingtoni dëshiron të çmontojë paqësisht programin bërthamor të Koresë së Veriut, por paralajmëroi Phenjanin të mos e nënvlerësojë forcën ushtarake të SHBA-së.

“Forcat tona janë të gatshme dhe kombi ynë është i vendosur”, tha Pence në një fjalim para trupave amerikane në bazën Jokota në Japoni.

“Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të kërkojnë paqe. Ne do të përpiqemi për një të ardhme më të mirë, por ju instrumentet e pushtetit amerikan e dini se të gjitha opsionet janë në tavolinë”, i tha Pence audiencës.

Pence do të udhëtojë në Korenë e Jugut për të ndjekur ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pjonçang, vetëm 80 kilometra nga kufiri i armatosur rëndë me Korenë e Veriut.

Dy zyrtarë të lartë verikoreanë do të jenë po ashtu në Pjonçang.

Të mërkurën, Pence ka thënë se Uashingtoni së shpejti do të miratojë sanksionet e tij më të ashpra ndaj Phenjanit.

Pas një viti retorikë të ashpër midis Phenjanit dhe Uashingtonit, tensionet në Gadishullin Korean janë ulur, pasi udhëheqësi verikorean, Kim Jong Un, ka thënë në fjalimin e Vitit të Ri se ai është i gatshëm për bisedime me Seulin.

Që atëherë, Veriu ka rënë dakord të marrë pjesë në Olimpiadën Dimërore të Jugut me një ekip të kombinuar në hokej nga të dy anët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mahrez tek Manchester City? Guardiola merr këtë veprim të papritur
Previous article Negociatat dypalëshe/ Senati amerikan arrin marrëveshje për BUXHETIN

Ina.Autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT