Për ngjarjen e rëndë në Vlorë ku dy persona, nëna dhe djali, u gjendën të vdekur në shtëpi policia e qytetit ka arrestuar 5 persona si të dyshuar.
Mes të shoqëruarve janë bashkëshortja dhe kunata e 43-vjeçarit.
Gruaja ka treguar në polici se nuk kanë patur konflikte. Selkie 70-vjeçe e Olsi Hoxhallari 43 vjeç u gjetën me shenja dhune në trup.
Gjithashtu po kërkohet edhe një tjetër banor i zonës si i dyshuar.
Viktima Olsi Hoxhallari kishte një të çarë në kafkën e kokës, që besohet se është shkaktuar me mjete prerëse. Ai ishte rikthyer në Shqipëri para vitit të ri, pasi kishte qenë më parë ne emigracion.
Alpenews.al


