Nëna e Monika Kryemadhit është marrë në pyetje nga SPAK në lidhje për pasurinë.
Pasi është marrë në pyetje në një prononcim për gazetarët, Fatime Kryemadhi ka deklaruar se është marrë në pyetje për pasurinë. Ajo la të kuptohej se i është sekuestruar edhe telefoni.
“Të gjitha transaksionet janë kryer me bankë. Unë kam ndihmuar gjithmonë vajzën time. Jam krenare për vajzën, e di nga e kam. Kjo histori ka nisur që kur vajza ime ka nisur të merret me djegësat. Unë nuk kam kompani 5D apo 8D. Kjo histori është politike”, ka thënë në dëshminë e saj Fatime Kryemadhi, nëna e deputetes Monika Kryemadhi.