• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NËN MONITORIM EDHE SJELLJET AGRESIVE”/ Ndërrimi i viteve, Policia: Zero tolerancë për alkoolin në timon
Home
Aktualitet
Kronikë

“NËN MONITORIM EDHE SJELLJET AGRESIVE”/ Ndërrimi i viteve, Policia: Zero tolerancë për alkoolin në timon

28 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia Rrugore e Tiranës thotë se nuk do të ketë asnjë tolerancë për personat që do të përdorin alkool në timon gjatë ndërrimit të viteve.

Në një intervistë për Tv Klan, Jetnor Shira, shefi i Trafikut në Komisariatin e Policisë Rrugore, u bëri thirrje qytetarëve të mos marrin automjetet e tyre nëse do të konsumojnë alkool.

“Policia Rrugore do të jetë ndëshkuese ndaj pijedashësve, ata që vërtetë bëhen rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës, duke sjellë pasoja të rënda në shëndetin e njerëzve. Unë do i këshilloja të përdornin transportin publik, të përdornin shërbimin taksi”, tha Shira.

Në monitorim do të jenë shoferët që kanë sjellje agresive në rrugë, për mbarëvajtjen e ndërrimit të viteve dhe shmangien e aksidenteve.

“Është hartuar një plan masash e shërbimeve të përforcuara sidomos në pjesën e qendrës te sheshi “Skënderbej” dhe mbulimi i të gjithë akseve rrugore, pjesën e autostradës Tiranë-Durrës, autostradës Tiranë-Elbasan, pjesën e rrugës së Arbrit, por edhe mbulimin me mjete inteligjente për ata drejtues mjetesh që tejkalojnë normat e shpejtësisë duke u bërë rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës”, tha Shira.

Policia Rrugore do të ketë në terren 50 efektivë të vendosur në akse të ndryshme dhe e përqendruar kryesisht në qendër të Tiranës, aty ku edhe janë organizuar aktivitete dhe do të shihet spektakli i fishekzjarrëve në mesnatë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MJEKËT DO TË VLERËSOHEN NË BAZË TË PERFORMANCËS"/ Balluku: Reformë për autonominë financiare
Previous article RYSHFET 3 MIJË EURO/ SPAK çon në qeli oficerin e policisë gjyqësore të Dibrës (DETAJET)

s.autor

Postime të ngjashme

PAS POLIÇANIT/ Protestë edhe në Klos kundër propozimit të PS për bashkitë. Administrata bojkoton punën Aktualitet

PAS POLIÇANIT/ Protestë edhe në Klos kundër propozimit të PS për bashkitë. Administrata bojkoton punën

LËKUNDJE TOKE NË ELBASAN/ Tërmeti regjistrohet pranë qytetit. Ja sa ishte magnituda Aktualitet

LËKUNDJE TOKE NË ELBASAN/ Tërmeti regjistrohet pranë qytetit. Ja sa ishte magnituda

POLICIA AKSION NË TIRANË DHE NË ZONAT PËRRETH/ Arrestohen dy persona, Sekuestrohen kokainë, armë dhe... Aktualitet

POLICIA AKSION NË TIRANË DHE NË ZONAT PËRRETH/ Arrestohen dy persona, Sekuestrohen kokainë, armë dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT