Një tjetër grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një person i maskuar dhe me thikë në dorë ka hyrë në një pikë “Western Union” në qytetin e Korçës dhe ka kërcënuar punonjësen.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 në lagjen nr.10, teksa nën kërcënimin e thikës autori dyshohet se ka marrë një shumë parash, rreth 2500 euro dhe 1 mln lekë të vjetra.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes por pa mundur të kapë autorin. Pas dëshmisë së punonjëses policia është vënë në ndjekje të grabitësit.




