• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NËN HETIM PËR PASTRIM PARASH/ Kush është Mond Mëhalla, biznesmeni i vrarë në atentat në Elbasan
Home
Aktualitet
Kronikë

NËN HETIM PËR PASTRIM PARASH/ Kush është Mond Mëhalla, biznesmeni i vrarë në atentat në Elbasan

1 December, 2025 F.autor Aktualitet, Kronikë

Edmond Hyka, i njohur si Mond Mëhalla, ka rezultuar i hetuar nga Prokuroria dhe Policia e Elbasanit për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, pasi më herët ishte proceduar dhe arrestuar nga autoritetet e një shteti të huaj si i dyshuar për trafik droge.

Dosja është trajtuar nga prokurorja Edlira Bako, e cila pas gati tre viteve hetime nuk ka mundur të provojë me prova të mjaftueshme akuzën e pastrimit të parave, duke dërguar çështjen në Gjykatën e Elbasanit me kërkesë për pushim, sipas burimeve të ‘Euronews Albania’. Rasti është ndjekur më tej në fazën gjyqësore nga gjyqtari Elis Dine, ndërsa ende nuk ka një vendim zyrtar të bërë publik për hetimin financiar ndaj Mond Mëhallës.

Mëhalla ishte pronar i “Hollywood Lounge Bar”, zotëronte pikën e karburantit “Xhaxhi Oil”, në oborrin e së cilës u vra, si dhe kompaninë e transportit dhe taksive “EL-Taxi”.

Edmond Hyka i njohur edhe si Mond Mëhalla u vra në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e së dielës. 43-vjeçari u qëllua me dy plumba në kokë ndërsa ndodhej në makinë pranë biznesit të tij.

Të paktën 10 persona janë shoqëruar dhe po merren në pyetje për të hedhur dritë mbi rrethanat e krimit.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili po punon intensivisht për këqyrjen e pamjeve filmike të zonës dhe mbledhjen e provave të tjera materiale.

Hetimet vijojnë në disa pista paralelisht, ndërsa operacioni policor në terren mbetet në zhvillim. Autorët e atentatit mbeten ende të paidentifikuar

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITJE SI NË FILMA/ Sulmohet autoblindi në mes të autostradës, vidhen dy milionë euro
Previous article KËECËNIMET DIGJITALE/ Ambasada Amerikane në Tiranë: SHBA dhuroi pajisje sigurie për të forcuar rrjetet kibernetike shqiptare

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT