• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NËN HETIM PËR 12 TENDERA/ SPAK lëshon urdhër arrest për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiri
Home
Breaking News

NËN HETIM PËR 12 TENDERA/ SPAK lëshon urdhër arrest për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiri

16 December, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Posaçme SPAK ka lëshuar sot (16 dhjetor) urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Mirlinda Karçanaj pak dite me pare pasi doli nga SPAK

Konkretisht për drejtoreshën e AKSHI-, Mirlinda Karçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për biznesmenin Ermal Beqiri është caktuar masa “arrest me burg”. Masë arresti është lëshuar edhe për Ergys Agasin.

Drejtoresha e AKSHI-t ne hetim per 12 tendera

Kujtojmë që Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj u paraqit më 3 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton.

SPAK është duke hetuar për 12 procedura tenderuese, në vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme.

Nga hetimet rezulton se kriteret e tenderave janë paracaktuar nga kompanitë që garonin dhe në këtë mënyrë, ata arrinin të fitonin edhe milionat.

Hetimet per Ermal Beqirin

Ndërsa biznesmeni Ermal Beqiri, me kompaninë e tij  “Soft & Solution”, është pyetur më herët në SPAK.

Gjatë ditëve të fundit, hetuesit kanë thirrur dhe marrë në pyetjeve 25 zyrtarë të AKSHI-t, që janë kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është një institucion në qendër të akuzave për tenderat korruptivë. Disa kohë më parë një prej ish-zyrtarëve të AKSHI-t Daniel Shima u zhduk mistershëm për të paktën 10 orë dhe familja e tij bëri denoncim në polici. Daniel Shima sapo kishte dhënë dëshminë në SPAK për tenderat korruptivë.

PD ka denoncuar më herët një procedurë  prokurimi të kryer nga AKSHI. Sipas PD, objekti i prokurimit ishte ‘Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile’ me fond limit 3.8 milionë euro e cila u anulua me arsyetimin se nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme.

Sipas PD, në Tetor 2024 shpallet fituesi SOFT & Solution shpk në pronësi të Ermal Beqiraj me vlerë të ofertës 3.1 mil euro, ndërsa u skualifikuan dy kompani te tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ SPAK dhe BKH zbarkojnë te Kodra e Diellit në Tiranë, operacioni pjesë e hetimit për...
Previous article E RËNDË NË VLORË/ Gjendet një person i pajetë në zonën e “Lungomares”

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria... Aktualitet

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT