• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NËN HETIM NGA SPAK/ Ceno Klosi pritet të kandidojë për deputet. Balluku e merr me vete në listën e Fierit
Home
Politikë

NËN HETIM NGA SPAK/ Ceno Klosi pritet të kandidojë për deputet. Balluku e merr me vete në listën e Fierit

10 March, 2025 s.autor Politikë

“Ethet elektorale” kanë përfshirë partitë politike, të cilët brenda të mërkurës duhet të paraqesin në KQZ, listat e kandidatëve për deputetë.

Në kampin e socialistëve, Edi Rama ka paralajmëruar të sjellë një uragan, duke integruar të rinj në listat e mbyllura dhe duke lënë deputetët me eksperiencë, të garojnë me njëri-tjetrin në listën e hapur. Një nga personat e lakuar në media, si prurje e re në listat e kandidatëve socialistë, është edhe ai i zv/ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Ceno Klosi, që rezulton se mund të jetë i dyti në listën e qarkut të Fierit.Kandidatura e Klosit një emër i shumëpërfolur çuditi shumëkënd në radhët e PS dhe në opinion, duke qenë se ai është nën hetim nga prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ceno Klosi po hetohet nga SPAK për 4 vepra penale: “Korrupsion”, “Shpërdorim detyre”, “Mashtrim” dhe “Falsifikim dokumentash”.

Ceno Klosi është një prej zyrtarëve besnikë të ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku dhe ka shërbyer në disa funksione, duke lënë pas dëme të konsiderueshme financiare.

Ai është në hetime të thelluara nga SPAK, pas 2 kallzimeve nga opozita, për afera të ndryshme korruptive në institucionet që ka drejtuar. Pikërisht për këto afera të dyshuara, në fund të tetorit të kaluar, Klosi u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK-ut.

Edhe një institucion i pavarur kushtetues, si Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka zbuluar abuzime marramendëse nga Klosi, kur ai ishte në krye të Tatimeve, në OSHEE dhe në Agjencinë e Ujësjellës-Kanalizimeve. KLSH-ja ka rekomanduar shkarkimin e Klosit, por ai është marrë në mbrojtje politike nga zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Dhe pikërisht, për t’i përforcuar këtë mbrojtje politike, Balluku synon ta marrë me vete Klosin në listat e kandidatëve të PS në qarkun e Fierit.

Askush nuk e di çfarë kontributi politik ka ai në PS dhe pse Balluku synon ta përfshijë me forcë në listën e kandidatëve të 11 majit. I vetmi kontribut që Ceno Klosi mund t’i ofrojë partisë në pushtet është përfshirja e tij në ndikimin e zgjedhësve shqiptarë për votën e tyre.

Ceno Klosi nuk ka asnjë lidhje organike me Partinë Socialiste dhe ai do të ishte një faturë e shtrenjtë për t’u paguar nga socialistët në këtë qark.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "UNË JAM MBRETI"/ Donald Trump krahason veten me Elvis Presleyn
Previous article GJERMANI/ Partia e Gjelbër, kundërshton publikisht reformën e frenimit të borxhit të Merz

s.autor

Postime të ngjashme

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT