Efektivët e policisë që u arrestuan në Morrinë kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë së vendosur ndaj tyre nga GJKKO.
Policët e akuzuar për korrupsion kërkojnë, kërkojnë gjithashtu që Gjykata e Posaçme e Apelit të shpallë moskompetencën e gjykimit të tyre nga GJKKO, duke ja kaluar çështjen Gjykatës së Kukësit.
Efektivët u arrestuan disa javë me parë, teksa policia e Kosovës ndërmori një operacion për ndalimin e tyre, pasi kishte prova se ishin përfshirë në korrupsion duke pranuar ryshfet për të lejuar mallra kontrabandë të kalonin. Po ashtu ata akuzohen se kanë lejuar kalimin dhe të një sasie rreth një ton e gjysmë kanabisi.
Policia publikoi dhe disa nga audio-përgjimet që çuan në arrestimin e tyre, ku efektivët e kufirit përmendin herë pas here shumat e parave të përfituara për kontrabandimin e mallrave, si dhe favorizimin e trafikut të makinave. Madje, në disa raste, ata u kërkojnë qytetarëve të paguajnë.


