• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NËN AKUZË PËR VRASJEN E ILIR HIDRIT NË EKUADOR/ Arrestohet në Maqedoninë e Veriut shqiptari i shumëkërkuari (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

NËN AKUZË PËR VRASJEN E ILIR HIDRIT NË EKUADOR/ Arrestohet në Maqedoninë e Veriut shqiptari i shumëkërkuari (EMRI)

6 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një i shumëkërkuar në listën e Interpolit është arrestuar nga policia e Maqedonisë së Veriut. Remzi Azemi, shtetas i Kosovës, i cili kërkohej në Ekuador për veprën penale të vrasjes, është kapur në shtetin fqinj.

Azemi ishte i dyshuar për vrasjen e shqiptarit Ilir Hidri, e ndodhur në maj të vitit 2017 në qytetin Guayaquil të Ekuadorit. Siç raporton sot gazeta ekuadoriane El Universo, gjatë procesit hetimor janë grumbulluar prova që dëshmojnë lidhjen e Azemit me këtë krim. Azemi ishte në njoftim të kuq në listën e Interpolit për atë vrasje.

Njësia Gjyqësore Kriminale Jugore, me seli në Guayaquil, kishte lëshuar një urdhër arresti për të në vitin 2021. “I arrestuari është në pritje të procesit formal të ekstradimit”, tha Policia.

Renniazemi

40-vjeçarit shqiptar Ilir Hidri iu bë atentat në Ekuador, më datë 1 qershor 2017. Shqiptari nga Vlora është qëlluar me 3 plumba pas koke. Ka dyshime se Hidri ka qenë një bashkëpunëtor i policisë i futur në rrjetin e drogës, madje dyshohet se ai ka bashkëpunuar me DEA-n amerikane për zbardhjen e krimeve e aktivitetit të rrjetit të drogës.

Bazuar në hetimet paraprake rezulton se 40-vjeçari kishte shkëmbyer informacion me policitë e disa vendeve për një sasi të madhe kokaine që do të vinte në Europë. Hidri ishte arrestuar në Spanjë dhe mendohet se që pas atij momenti ishte kthyer në bashkëpunëtor të policisë. Ai qëndronte në Ekuador prej 3 muajsh para se të vritej, ndërsa më parë kishte qenë në Europë e Amerikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DORËZON NË KUVEND PROJEKTLIGJIN PËR AMNISTINË/ Manja: Nëse merr pëlqimin e deputetëve, do të përfitojnë 600 të burgosur
Previous article KAOSI NË KUVEND/ Mazhoranca kërkon masë disiplinore për Berishën bashkë me 5 deputetë të opozitës

s.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT