• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCITAT/ Raportueja e Parlamentit Europian: Europa duhet të mbajë premtimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Home
Politikë

NEGOCITAT/ Raportueja e Parlamentit Europian: Europa duhet të mbajë premtimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

22 February, 2020 k.autor Politikë

“Europa duhet të mbajë premtimin, çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha eurodeputetja dhe raportuesja e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Santos.

Në konferencën “Një kontinent një e ardhme” të organizuar nga Fondacioni “Qemal Stafa”, eurodeputetja Isabel Santos bëri një analizë ku u shpreh se Europa është në një krizë të thellë dhe të gjithë e dinë këtë gjë.

“Së pari patëm atë krizën ekonomike që na ndau shumë vende të ndryshme siç është vendi im. Vuajtëm shumë nga kriza dhe na ka ardhur keq se nuk na ndihmuan vendet e tjera, nuk treguan solidaritetin për të cilin kishim shumë nevojë në atë kohë e cila është diçka që  është e pranishme në diskutimet tona në qëndrimet tona, që të flas shumë hapur”, tha ajO

Në vijim, Santos  tha se, “sigurisht që Europa është përballuar dhe vazhdon të përballohet me krizën e emigrantëve, me diçka që është e pranishme në diskutimet tona dhe në fakt ka ndikuar shumë në funksionimin e Europës. Së fundmi, kemi Brexit, diçka që vazhdon të ketë efekt dëmtues në perspektivën tonë drejtë së ardhmes”.

“Në politikë, në jetë kemi dy opsione, dy zgjedhje. Ose të heqim dorë, ose të luftojmë. Dhe unë gjithmonë kamë zgjedhur të luftojnë. Kështu që Europa dhe forcat progresive gjithashtu duhet të zgjedhin të luftojnë. Një ilaç shumë i mirë për të ecur përpara dhe për të tejkaluar të gjitha këto kriza dhe t’i japim një injeksion një energji të re Europës është të vazhdojmë me procesin e zgjerimit. Procesi i zgjerimit na ka hapur mundësi të reja. Mundësinë për të  forcuar projektin politik të Europës. Një mundësi të re për të forcuar pozicioni tonë gjeopolitik në rajon dhe një moment  për të rikonfirmuar rëndësinë që ka Europa dhe vlerat e saj. Për mua do ishte diçka e çuditshëm, diçka e gabuar dhe e trishtuar nëse zgjerimi nuk do të vazhdonte, sepse kjo ka të bëjë dhe me kredibilitetin e Europës. Në rëndësinë e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë para disa muajsh, Parlamenti Këshilli dhe Komisioni nënshkruan një letër ku thoshin se ky është momenti për zgjerimin e  Europës dhe është shumë e çuditshme që pas disa javësh Këshilli e ndryshoi pozicionin e vet”, tha ajo

Në vijim Santos tha se , “sigurisht që të gjitha vende kanë të drejtën të thonë që Europa nuk funksionon shumë mirë. Duhet të vendosim rregulla në shtëpitë tona, por ama duhet t’i mbajmë angazhimet tona, kjo është çështje nderi. Si mund t’u themi të gjitha vendeve që i plotësojnë të gjitha kushtet, duke paguar një  çmim të madh politik siç ndodhi në Maqedoninë e Veriut që ndryshojë emrin që lidhet me identitetin e një vendi, diçka krejt e thellë në shoqërinë e një vendi që e trondit një vend dhe një shoqëri. Si mund të themi, po na vjen keq shumë. Do të donim të bënim këtë, Por kemi probleme me vendet tona. Meqenëse kemi probleme vetë nuk ju ftojmë dot për këtë moment. Jo, jo kjo nuk është rruga e drejtë”.

“Unë pajtohem me faktin se së pari duhet të vendosim rregullat në shtëpitë tona të funksionojmë mirë, të përmirësojmë mënyrën se si funksionojmë në BE, por njëkohësisht duhet t’u përmbahemi angazhimeve tona t’i realizojmë ato. Për mua nuk është e pamundur që të vazhdojmë me procesin në të njëjtën kohë të diskutojnë dhe ca hollësi aspekte teknike të cilat lidhen me metodologjinë me mënyrën se si ne do të funksionojmë”, përfundoi Santos.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA/ Si vodhi tokën shtetërore për t’ja dhuruar privatit, këshilltari ligjor i Ilir Metës
Previous article KORONAVIRUSI/ Kontrollet në Portin e Durrësit. Ministria e Shëndetësisë: Harta e kontrolleve u shtua me Iranin dhe Italinë.

k.autor

Postime të ngjashme

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT