• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT/ Ruçi në Holandë: Rezoluta për vizat nuk do të zbatohet
Home
Politikë

NEGOCIATAT/ Ruçi në Holandë: Rezoluta për vizat nuk do të zbatohet

22 May, 2019 F.autor Politikë

Në një prononcim për mediat në Holandë, ku ndodhet për një vizite zyrtare, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se paraqitën për zyrtarët holandezë, arritjet e Shqipërisë në  kuadër të pesë prioriteteve.

“Kuvendi Shqipërisë në kuadër të objektivit strategjik për hapjen e negociatave ka muaj qe ka nisur tur vizitash në vende të shumta  e të rëndësishme të BE, në Gjermani, Itali sot në Hollandë. Kemi pasur takime në France, vende të Ballkanit, anëtare të BE. Do kemi takime në Çeki. Sot jemi në Hollandë, ku paraqitem në Parlamentin Hollandez arritjet e Shqipëisë në  kuadër të pesë prioriteteve. Nga kontaktet ne fitojmë duke sqaruar mbi skepticizim apo paqartesitë mbi arritjet tona. Pavarësisht nga jehona mediatike për skepticizmin e Hollandës gjetëm mirëkuptim të plotë, deklaruan se po presin përfundimin e zgjedhjeve europiane, rekomandimin e KE dhe ne fund do shprehen lidhur me vendimin e Hollandës për negociatat.” Tha Ruçi

Sa i takon rezolutës së zbatuar në parlamentin holandez, në të cilën kërkon rikthimi i regjimit të vizave për Shqipërinë, kryeparlamentari Ruçi tha se nga biseda me një prej deputetëve holandezë, kjo rezolutë nuk do të zbatohet.

“Sa i takon rezolutës së parlamentit holandez për vizat, një nga deputetët hollandez që votoi rezolutën, tha se nuk do zbatohet.” U shpreh Ruci.

Duke u ndaluar në situatën politike në Shqipëri, Ruçi tha se vendi e ka një opozita parlamentare, dhe se i vetmi vend për të lëvizur këtë mazhorancë, janë mocionet e besimit, mosbesimit dhe zgjedhjet.

“Shqipëria ka një opozitë parlamentare. Zonja Hajdari, në takimet këtu në Hollandë, deputetë dhe miq të Hollandës, paraqiti mendimet e saj opozitare, objektive dhe realiste, dhe shprehu se hapja e negociatave është interes kombëtar. Takimet kane qenë  të hapura dhe nuk jam pyetur asnjëherë për opozitën jashtëparlamentare, pasi braktisja e institucioneve dhe parlamentit është e pakuptueshme. Shqipëria ka një parlament dhe një mazhorancë dhe i vetmi mekanizëm për të lëvizur këtë mazhorancë, janë mocionet e besimit, mosbesimit dhe zgjedhjet.  Nuk jam ndjerë asnjëherë i rrezikuar nga protestat e opozitës.” Përfundoi kryeparlamentari Ruçi.

Gjatë qëndrimit në Holandë, kryeparlamentari Ruçi shoqërohet nga sekretari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla si edhe deputetja Rudina Hajdari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKEMA/ Në 2019 financim 870 mln lekë për rininë: Vëmendje programeve, veprimtarive dhe politikave
Previous article NUK PRITEJ/ Rita Ora për Kosovën: Ishte më keq seç e prisja, e bekuar që u rrita në Britani

F.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT