• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT/ Rama: Do të hapen vetëm pasi të dënohen presidentë dhe kryeministra
Home
Politikë

NEGOCIATAT/ Rama: Do të hapen vetëm pasi të dënohen presidentë dhe kryeministra

20 June, 2019 Lubjana.autor Breaking News, Politikë

Opozita thotë se Bashkimi Europian refuzoi të hapë negociatat me Shqipërinë për shkak të lidhjeve të qeverisë së kryeministrit Edi Rama me krimin.

Por, kryeministri Edi Rama mendon se refuzimi ka një tjetër arsye madhore.

Për kryeministrin, Bashkimi Europian refuzon të hapë negociatat sepse pret që drejtësia të çojë në burg peshqit e mëdhenj.

“Bisedimet për anëtarësim nisin me drejtësinë dhe ccelja e kapitujve të drejtësisë në zhvillimin e këtyre bisedimeve nuk është më një ccështje legjislacioni, pasi dihet botërisht se Shqipëria thuajse e ka përmbyllur të gjithë legjislacionin në përputhje me BE, por është ccështje zbatimit të legjislacionit që do të thotë se Shqipëria duhet të provojë, jo më se ka miratuar në Kushtetutë dhe në bazën e vet ligjore gjithçka që i nevojitet një vendi për të qenë anëtar në BE, as që po kryen procesin e pastrimit të pallatit të drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, por se sistemi i saj i drejtësisë është i aftë që t’i vendosë të gjithë pa dallim si të barabartë para ligjit dhe sicc mëson përvoja e integrimit në vende që na kanë pararendur, kjo do të thotë që sistemi i drejtësisë të jetë i gatshëm që të provojë aftësinë e vet për të hetuar, gjykuar dhe ndëshkuar presidentë, ish-presidentë, ministra, ish-ministra e kështu me radhë”, deklaroi Rama.

Rama komentoi edhe kërkesën e Ilir Metës për sigurinë në burgje, kërkesë që presidenti ja adresoi tek Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Kryeministri tha se para letrës, ai kishte marrë informacione që u janë dërguar të burgosurve të lidhur me opozitën, ku u kërkohej që të revoltoheshin.

“Morëm informacione se njerëz që mund të verifikohen lehtësisht se më kë janë të lidhur në katërshen që i janë kundërvënë zgjedhjeve për t’iu kundërvënë Europës, kanë komentuar me persona në burgje që të marrin në dorë pjesën e tyre në revolucionin imagjinar.

Çuditërisht pas këtij informacioni del letra e presidentit të shqetësuar për situatën në burgje. Nëse do të ishte i shqetësuar nuk duhet të publikonte letrën, që e ka dërguar në adresë të gabuar, pavarësisht se sot ndjehet komandant suprem në krah të liderit suprem, ai s’ka asnjë tagër t’i drejtohet askujt tjetër përveçse ministrave përkatës. Farsa është e gjitha në sytë e të gjithëve”, tha Rama.

Kryeministri u shfaq edhe më i bindur se lëvizja e opozitës fsheh frikën nga drejtësia. “Është një betejë mes drejtësisë dhe padrejtësisë. Një gjë është e sigurtë, që këta do të përgjigjen para drejtësisë”, u shpreh ai.

Rama thotë se për realizimin e zgjedhjeve më 30 qershor ka mbështetjen e plotë të komunitetit ndërkombëtar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FASHION DHE SEKSI/ Stili i Irina Shayk si nënë që punon po lavdërohet nga të gjithë
Previous article KRIZA E REFUGJATËVE/ Si mund të jetë kjo një "rast fatlum" në historinë gjermane

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme Politikë

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT