• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA E REFUGJATËVE/ Si mund të jetë kjo një “rast fatlum” në historinë gjermane
Home
Nderkombetare

KRIZA E REFUGJATËVE/ Si mund të jetë kjo një “rast fatlum” në historinë gjermane

20 June, 2019 Lubjana.autor Botë, Nderkombetare

Ish-Presidenti Christian Wulff i ka paralajmëruar gjermanët të mos i zbavisin qarqet e ekstremit të djathtë. Ai tha se mbërritja e refugjatëve në kulmin e krizës së migrimit mund të jetë e rëndësishme sa ribashkimi.

Ish-presidenti Christian Wulff tha se kriza e refugjatëve e vitit 2015 mund të rezultojë e rëndësishme dhe e dobishme për vendin, bëri të ditur të mërkurën agjensia e lajmeve DPA.

“Shanset janë të mëdha që vërshimi i refugjatëve të kthehet në një moment fati në historinë gjermane”, tha Wulffi në një fjalim të martën në mbrëmje. Ai e përshkroi bashkimin e Gjermanisë në vitet 1990 si një moment të ngjashëm të fatit të mirë.

Ai tha se Gjermania është në një gjendje shumë më të mirë se sa e kuptojnë shumë vetë. Ish-Presidenti paralajmëroi që të mos zbavitet ekstremizmi i krahut të djathtë. Ai tha se vija që ndan patriotizmin dhe nacionalizmin nuk duhet të bëhet e paqartë. Christian Wulffi e ka mbështetur vendimin e Kancelares Angela Merkel për të hapur kufijtë e Gjermanisë ndaj refugjatëve që iknin prej luftës.

Moment vendimtar

Në kulmin e krizës së refugjatëve, Wulffi u kërkoi shteteve anëtare të BE të strehonin ata që iknin nga lufta dhe varfëria e skajshme: “Nuk duhet të jetë problem për 500 milionë europianë që të pranojnë 3 milionë refugjatë”, deklaroi Christian Wulff.

Në vitin 2015, Gjermania lejoi gati 900.000 emigrantë të hyjnë në Gjermani me politikën e dyerve të hapura të kancelares Angela Merkel. Shumë prej tyre iknin nga lufta dhe nga varfëria ekstreme në Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë.

Partitë euroskeptike, partitë e krahut të djathtë dhe ato ultra të djathta fituan mbështetje gjatë krizës. Ata që përfituan qenë edhe presidenti hungarez Viktor Orban dhe kancelari austriak Sebastian Kurz, që pretenduan se kjo minon strukturën shoqërore të kontinentit. Georg Pazderski i partisë ultra të djathtë Alterrnativa për Gjermaninë (AfD), i kritikoi komentet e Wulffit. Në rrjetin e twitterit ai shkroi se ish-Presidenti kishte humbur kontaktin me realitetin

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NEGOCIATAT/ Rama: Do të hapen vetëm pasi të dënohen presidentë dhe kryeministra
Previous article OFENDOI RËNDË KOSOVARËT/ Klubi i Tiranës kërkon ndjesë publike: Lojtari do dënohet...

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT