• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT/ Paskal Milo zbulon DETAJE: Hiqet ligji i luftës, por mbetet pa zgjidhur çështja e…
Home
Shqipëri

NEGOCIATAT/ Paskal Milo zbulon DETAJE: Hiqet ligji i luftës, por mbetet pa zgjidhur çështja e…

20 January, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ish- ministri i Jashtëm, historiani Paskal Milo tha në emisionin #Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH 1, se negociatat që po zhvillohen mes Shqipërisë dhe Greqisë mund t’i japin zgjidhje disa çështjeve të karakterit historik, ndërsa të tjera do të vazhdojnë të mbeten pezull.

“Ka shanse që të arrihet parimisht marrëveshja për heqjen e ligjit të luftës dhe do të detajizohet edhe marrëveshja e nënshkruar nga qeveria e z. Berisha para disa vitesh për varrëzat e ushtarëve grek. Nuk mendoj se do të zgjidhet as çështja e kufirit detar dhe jo e jo, çëshja çame”, u shpreh Milo.
Ligji i luftës i mbajtur ende në fuqi nga pala greke lidhet edhe edhe me çështjen e pronave të shqiptarëve në territorin grek.

Studiuesi Ksenofon Krisafi tha në emisionin #Përballë se heqja e ligjit të luftës do të duhej të shoqërohej edhe me amendimin e një ligji grek të vitit 1998, që lidhet me regjistrimin kadastral.

“Shqiptarët nuk e patën mundësinë të bënin regjistimin e pasurive të tyre atje në kadastra sipas kërkesave të ligjit të vitit 1998, as edhe të bënin proçese gjyqësore dhe t’I ndiqnin ato deri në instancat e fundit. Kështu që duhet patjetër të amendohet edhe ky ligj sepse përndryshe rënia e ligjit të luftës nuk do të ketë efekt praktike”, tha Krisafi në emisionin #Përballë.

Pak pritshmëri nga negociatat Shqipëri- Greqi ka ish- ministri i Jashtëm, deputeti i PD-së, Tritan Shehu.

Ai fajëson qeverinë se me retorikën politike gjatë 4 viteve të fundit ka dëmtuar marrëdhëniet me Greqinë.

“Bisedimet janë të domosdoshme dhe unë I inkurajoj bisedimet, por unë personalisht nuk kam ndonjë pritshmëri, ashtu si nuk kishte as për Kretën, sepse problem I dëmtimit të marrëdhënieve në këto 4 vite kërkon një përgjegjësi, kërkon një analizë dhe pastaj mund të futen në rrugën e normalitetit. Dhe unë jam I bindur në një gjë, që sot pozitat e Shqipërisë në bisedime me Greqinë janë shumë më të dobta se 8, 9apo 10 vite më parë”, – tha Shehu.

Marrëdhëniet Shqipëri- Greqi janë në një situatë paradoksale. Mes dy shteteve nuk ka kufijë të njohur zyrtarisht, ka në fuqi një ligj lufte nga ana e shtetit grek, por kemi edhe një traktat miqësie. Ndërkohë që të dy vendet janë anëtare të NATO-s.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 'Po ky shoku yt ku i ka kaçurrelat’: Miri i WSF tregon bëmat e Dr. Florit
Previous article I pyetur për dorëheqje, Zidane thotë se s’do të dorëzohet kurrë

F.autor

Postime të ngjashme

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh Politikë

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë Politikë

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë

35-VJETORI I PS NË "SHESHIN ITALIA"/ Dalin detaje nga festa: Do të flasë vetëm Rama! Politikë

35-VJETORI I PS NË "SHESHIN ITALIA"/ Dalin detaje nga festa: Do të flasë vetëm Rama!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT