“Opinion”-i i sotëm ka si temë kryesore shtyerjen e negociatave të vendit tonë dhe Maqedonisë për në qershor të 2019-ën.
Gazetari Blendi Fevziu në një lidhje direkte me Ministrin aktual të Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka diskutuar lidhur me vendimin e sotëm të shteteve të BE-së për shtyerjen e hapjes së negociatave.
Jo vetëm diskutime, por edhe debat. Gazetari Artan Hoxha dhe Ministri Bushati janë përplasur për vazhdimësinë e diskutimit për negociatat.
Pjesë nga debati:
Analisti Artan Hoxha, teksa insistonte në pyetjen e tij se cili ishte opisoni që Shqipëria të ishte pjesë e BE edhe në 2019, nuk merrte përgjigjen që dëshironte nga Bushati.
Artan Hoxha: Më kthe përgjigje, mos u shmang. Si mund të quash mediat një copë letre? Letër higjenike?
Bushati: Ti je ai ai që ka mbështetur Berishën kur ai i quante gazetat letra higjenike.
/AlpeNews.al


