• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT ME SHBA/ Kryeministri kanadez Trudea: Ne do të negociojmë për kushte të reja tregtare
Home
Nderkombetare

NEGOCIATAT ME SHBA/ Kryeministri kanadez Trudea: Ne do të negociojmë për kushte të reja tregtare

29 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri kanadez Justin Trudea thotë se vendi i tij do të negociojë kushte të reja tregtare me Shtetet e Bashkuara, por se do të pranojë vetëm një marrëveshje që u shërben interesave kanadeze. Duke folur pasi Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje paraprake me Meksikën për të zëvendësuar Marrëveshjen e Amerikës së Veriut për Tregtinë e Lirë që njihet si NAFTA, kryeministri kanadez tha se negociatorët kanë bërë disa përparime. Presidenti Donald Trump ka thënë se mos arritja e një marrëveshje do të çonte në rritjen e tarifave për importet e automobilëve nga Kanadaja.

Përfaqësuesit nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë negociata të detajuara tregtie këtu në Uashington, ndërsa përpiqen të gjejnë një zgjidhje për zëvendësimin e marrëveshjes NAFTA. Kryeministri kanadez Justin Trudeau shprehu optimizëm.

“Ekipi ynë në Uashington po shikon përparimet e bëra dhe po studion hapat e rradhës. Angazhimi ynë do të jetë pozitiv dhe konstruktiv me qëllimin e arritjes së një marrëveshje të mirë për Kanadanë dhe klasën e mesme kanadeze.”

Kryediplomatja kanadeze Chrystia Freeland tha se disa “koncensione të rëndësishme” nga Meksika mbi rregullat për punën për montimin e automobilëve dhe origjinën e pjesëve të tyre, i kanë dhënë Kanadasë shpresa për negociatat.

“Fakti që Meksika bëri këto koncensione të vështira krijon mundësinë për debate konstruktive për ne këtu gjatë kësaj jave.”

Presidenti amerikan e ka etiketuar shpesh marrëveshjen 24 vjeçare NAFTA si një ‘fatkeqësi’ për punëtorët amerikanë sepse nxit manifakturën amerikane të zhvendoset në Meksikë për shkak të krahut të të punës me kosto më të vogël.

Ndërsa administrata e Presidentit Trump vlerëson marrëveshjen paraprake me Meksikën, Senatori demokrat Chuck Schummer shprehet me kujdes.

“Jam pak i shqetësuar se mund të jetë si puna e Koresë së Veriut. Japin një njoftim të mirë por pastaj nuk shohim detaje. Kush e di çdo të dalë më vonë.”

Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë patur mosmarrveshje të kahershme lidhur me tarifat për atumobilat, produktet e qumështit, çmimit të ilaçeve dhe mbrotjen e pronës intelektuale, çfarë janë bërë pengesë për rinegocim të shpejtë të marrëveshjes NAFTA.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË SHKODËR/ 21 vjeçari e përplasi me makinë, gruaja vdes në spital
Previous article RAMA GODET SËRISH ME VESHJEN/ Kravatë me Homer Simpson që vrapon LAKURIQ!

k.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s Botë

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram Botë

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT