• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT ME GREQINË/ Pas deklaratës së Athinës, PDIU i bën 16 pyetje Bushatit: Trego…
Home
Shqipëri

NEGOCIATAT ME GREQINË/ Pas deklaratës së Athinës, PDIU i bën 16 pyetje Bushatit: Trego…

4 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Nderkohe qe ministri grek i Mbrojtjes, Kammenos deklaroi ne mediat greke se me paktin me Shqiperine, Greqia mori ate qe deshi, kurse vete ministri negociator Kotzias ritheksoi se ceshtja came as qe ka qene pjese e paketes, vjen reagimi i forte i PDIU-se dhe Shoqates Cameria.

Deklaratë e Shoqatës Patriotike “Çamëria” dhe e PDIU

PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” shpreh shqetësimin nga deklaratat e vazhdueshme të ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias dhe atij të Mbrojtjes, Panos Kammennos që thonë:” … jemi të kënaqur me marrëveshjen me palën shqiptare, morëm çfarë deshëm dhe që s’kemi biseduar asnjëherë me palën shqiptare për Çështjen Çame…”.

Por dhe për shkak të mungesës së transparencës dhe heshtjes olimpike të ministrit tone të Jashtëm, Ditmir Bushati, jemi këtu për t’i kërkuar në mënyrë të përsëritur dhe publikisht një takim urgjent për të na sqaruar ne dhe opinonin publik:  

Çfarë është biseduar me palën greke

për zgjidhjen e Çështjes Çame dhe sa është zbatuar “Rezoluta për Çështjen Çame” e Kuvendit të Shqipërisë, një dokument i detyrueshëm për zbatim nga Mininistria jonë e Jashtme?

Çfarë është biseduar me palën greke në detyrim të reciprocitetit dhe kërkesës së përsëritur të Shoqatës “Çamëria” për ngritjen e varrezave të shqiptarëve të Çamërisë të vrarë nga bandat e Napoleon Zervës, kur nderkohe qeveria shqiptare po implementon marrëveshjen për ngritjen e varrezave historike të ushtarëve të rënë grekë në territorin e Shqipërisë, ku erdhën si pushtues?

Çfarë është biseduar me palën greke për heqjen e ndalimit në kufirin grek të të moshuarve çamë të lindur në Çamëri që sot janë nga 75 – 85 vjeç, e që duan të shohin dhe një herë shtëpitë e tyre në limitet e moshës?

Kjo vazhdon të ndodh në dhunim të plotë të Konventes Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe të lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë pa viza në hapesiren “Shengen”.

Çfarë përmban e ashtuquajtura marrëveshje për Toponimet Greke që detyron sot të moshuarit e lindur në Çamëri të ndryshojnë vendlindjet e tyre në pasaportat shqiptare?

Çfarë është biseduar me palën greke për çështjet pronësore të shqiptarëve të Çamërisë?

Çfarë është biseduar me palën greke për heqjen e Ligjit të Luftës dhe akteve nën ligjore për heqjen e pengesave për gëzimin e pronave të shtetasve shqiptarë, e në veçanti të atyre çam, që pala greke nxiton të thotë se nuk përfitojnë dhe përse?

Çfarë është biseduar me palën greke për kërkesën e përsëritur të Shoqatës “Çamëria” dhe PDIU për dhënien e statusit të minoritetit etnik shqiptar në Greqi dhe hapjen e shkollave shqipe për shqiptarët e Çamërisë që jetojnë në trojet e tyre në Çamëri, status që e kanë patur në vitin 1927 në Greqi.

Çfarë është biseduar me palën greke për kërkesën e Shoqatës “Çamëria” dhe PDIU për hapjen e Konsullatës Shqiptare në Çamëri, në reciprocitet të hapjes së disa konsullatave greke në Jug të Shqipërisë?

Çfarë është biseduar me palën greke për kërkesën e Shoqatës “Çamëria” për heqjen e busteve e përmendoreve të kriminelit Napoleon Zerva në zonën e Çamërisë?

Çfarë është biseduar me palën greke në komisionet mikse për rishikimin e historisë në tekstet shkollore dhe apo negociohet për heqjen nga tekstet tona shkollore historia e Çamërisë dhe termi “Çamëri”?

Çdo të thotë për intersat e sovranitetit dhe integritetit Kombëtar që e ashtuquajtura “Marrëveshje e Detit” do të jetë më e mirë se e para?

Përse ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias deklaron që do zgjerojmë hapësirën detare me Shqipërinë nga 6 në 12 milje?

Shqiptarët janë të interesuar, jo për një marrëveshje më e mirë se e para, por për një marrëveshje, ku ajo që është e Shqipërisë të mbetet e saj.

Çfarë është biseduar me palën greke për caktimin e kufijve tokësorë dhe marrëveshjen për administrimin e zonave kufitare midis Greqisë dhe Shqipërisë, të njohura ndërkombëtarisht nga Traktati i Firences dhe që Greqia nuk e ka ratifikuar ende?

A mendoni zoti ministër që në kushtet e mos funksionimit të Gjykatës Kushtetuese përfundimi i Marëveshjes për Detin do t’u hiqte mundësinë e ankimimit subjekteve të interesuara sic eshte dhe PDIU për ta kundërshtuar këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese?

A keni biseduar me palën greke dhe a i keni kërkuar asaj që qeveria greke të njohë shtetin e Kosovës, si një detyrim i diplomacisë shqiptare për të lobuar për njohjen e shtetit të Kosovës?

A jeni në dijeni dhe çfarë po bën qeveria shqiptare me kërkesën e Shoqatës “Çamëria” për dhënien e statusit të Varrezave Historike për Varrezat Monumentale të Kllogjerit, ku prehen në një varrezë masive 2900 shqiptarë të Çamërisë që vdiqën 1 kilometër brenda territorit shqiptar nga etja, uria e sëmundjet.

A mendoni zoti ministër që Shqipëria duhet të firmosë marrëveshjen e partneritetit strategjik me Greqinë, një vend që nuk njeh Çështjen Çame dhe shtetin e Kosovës?

Shoqata Patriotike “Çamëria” dhe PDIU i bëjnë me dije opinionit publik që në varësi të realizimit të takimit me ministrin Bushati, transparencës dhe qëndrimit për pikëpyetjet e ngritura më sipër:

– Ne do të ndërmarim të gjitha hapat e duhura ligjore  e e vene para pergjegjsise ligjore e morale, si dhe do të intesifikojmë e do të radikalizojmë qëndrimin tone, ndaj çdokujt që mendon se do të mund të nëpërkëmbë dinjitetin tonë dhe të Çamërisë.

Ne do të ftojmë çdo shqiptar patriot t’i bashkohet protestave tona për dinjitet e integritet kombëtar ndaj kujdo, që mendon se çështje të tilla mund të lihen apo të meren sipas dëshirës dhe që nuk i trajton nga pozita reciprociteti dhe dinjiteti.

Shoqata Cameria dhe PDIU urojne shume qe ky vit per Shqiptaret te jete veretete viti I Skenderbeut dhe jo I Hamzait e Esad Pashes se radhes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKRUAN DJALIN E PREZANTUESES ITALIANE/ Andi ARAPI dhe Albano JAKEJ dyshja "pa letra" që paguheshin për...
Previous article Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës drejt kalimit të vettingut, vendimi nesër

g.autor

Postime të ngjashme

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT