Ngjarja e 2 Korrikut, ku djali i prezantueses së famshme italiane Simona Ventura dhe ish-futbollistit Stefano Battarini ishte plagosur rëndë me 11 shenja thike në trup mori vëmendje të jashtëzakonshme në mediet italiane, dhe më gjërë.
U përfol dy ditët e para për dy shqiptarë, të rinj, pa dokumente italiane qëndrimi të cilët quheshin: njëri Albano Jakej (23 vjeç) dhe Andi Arapi (29 vjeç i cili nuk është i panjohur për Policinë Shqiptare).
NGJARJA E NDODHUR NË DISKOTEKË
Nga media italiane e cila raporton akoma ngjarjen e bujshme thuhet se në orën 5:00 të mëngjesit të së dielës, prezantuesja Simona Ventura ka marrë një mesazh nga dikush i panjohur i cili e njoftonte për gjendjen e plagosur të djalit të saj. Madje në një konfirmim zyrtar që Ventura ka bërë disa momente më vonë ka thënë:
“Do të doja që të mos e merrja kurrë atë mesazh!”.
Lajmi për Nicola Bettarinin (1)
Ngjarja duket se ka lidhje me dy italianë të tjerë të cilët kanë ofruar para për dy shqiptarët e kapur, dhe kjo i ka “joshur” Arapin dhe Jakejn që të bëhen pjesë e grupit të agresorëve.
Nicola Bettarini, 19 vjeç ka qenë në diskotekën “Old Fashion” në qytetin e Milanos ku një moment njëri prej miqve të tij ka qenë duke debatuar me një nga italianët (identiteti i të cilëve mbahet i mbyllur nga karabinierët).
Bettarini thuhet se ka reaguar duke ndihmuar mikun e tij, kur në këto momente ka plasur sherri mes grupeve të ndara.
POR KUSH ËSHTË ANDI ARAPI ? (një nga agresorët)
Andi Arapi, 29-vjeç nga Tirana me vendbanim në Tiranë por jeton në Itali pa dokumente identifikuese nuk është emër i panjohur për Policinë e kryeqytetit. Ai në vitin 2015 është kapur si pjesë e një grupi shpërndarës lëndësh narkotike në shkollat e mesme në Tiranë.
Në njoftimin zyrtar të Policisë asokohe shkruhej:
“4 shtetasit u arrestuan në në rrugën “Marco Boçari”, dhe gjatë kontrollit ushtruar nga policia ju është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 23.6 gram, lëndë narkotike e dyshuar “Kokainë”, 6 milion lekë të vjetra si edhe një peshore elektronike”.
Albano Jakej duket se figuron me një emër tjetër në hyrje-daljet që ka patur në Itali këto dy vite, një ëebsite italian Jakej thuhet se ka përdorur identitet të dyfishtë në qytetin e Milanos dukeqenëse dyshohet se merret me krime të organizuara dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
VIDEOJA E ARRESTIMIT TË DY SHQIPTARËVE
/AlpeNews.al


