• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT ME GREQINË/ Deputeti i SYRIZA: Shqipëria të respektojë marrëveshjen e 2009 që…
Home
Rajon

NEGOCIATAT ME GREQINË/ Deputeti i SYRIZA: Shqipëria të respektojë marrëveshjen e 2009 që…

29 June, 2018 g.autor Rajon

Marrëveshja për detin që po diskutohet mes Shqipërisë dhe Greqisë është mbërthyer nga një turbullirë pretendimesh që vijnë si nga mungesa e transparencës së qeverisë për bisedimet që po zhvillohen, por edhe nga aktorët që janë aktivë në denoncimin e këtij pakti me argumentin se po i falet det Greqisë.

Më konsistente ka qenë pala greke, e cila ka qenë e qartë në pretendimet e saj dhe këtë e ka shprehur edhe publikisht.

Një ditë më parë ishte ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias që tha se për herë të parë Greqia zgjerohet në 12 milje det territorial.

Ky duket se është dhe interesi primar i Athinës në negociatat që po zhvillohen, nga të cilat të dyja palët flasin për  fitore.

Për Athinën fitore është qëndrimi në marrëveshjen e vitit 2009 për të paktën një pikë, 12 miljet detare, pikë për të cilën qeveria shqiptare thotë se buron nga Konventa e Detit dhe jo nga lëshimet e saj.

Për këtë çështje është prononcuar së fundmi edhe deputeti i Syriza-s, Gianis Mihalogianiakis, i cili ka përmendur edhe praninë turke në Portin e Durrësit.

“Shqipëria duhet të respektojë marrëveshjen e vitit 2009 me Greqinë për 12 miljet detare dhe me këtë do t’i jepet një mesazh Turqisë  për vendosmërinë tonë lidhur me të drejtat që rrjedhin nga Konventa Ndërkombëtare për Ligjin e Detit.

Të mos harrojmë dhe prania turke në Durrës”, thekson deputeti në një deklaratë me shkrim.

Këto parashtrohen si pretendime nga një deputet që i takon shumicës qeverisëse në Greqi, por nuk dihet sa janë pjesë e axhendës së bisedimeve.

Ministri i Jashtëm grek, Kotzias duket i kënaqur me rezultatet paraprake të bisedimeve me Bushatin, çka u duk në investimin e tij për të udhëhequr klubin e Miqve të Shqipërisë në mbështetje të hapjes së negociatave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRONARI I 60 PASURIVE TË PATUNDSHME/ Kush është DEPUTETI me vilë 880 mijë euro, 29 apartamente, 11 dyqane dhe 21 garazhe... (PASURIA)
Previous article TRAGJEDIA E RADHËS/ Dyshohet për 100 viktima nga mbytja e varkës në MESDHE. Ishin duke...

g.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret Rajon

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc Breaking News

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT