Knut Fleckenstein ka reaguar pas raport-progresit të Komisionit Europian ku rekomandonte hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një postim në Twitter, Fleckenstein shprehet se vendi i Ballkanit Perëndimor është Bashkimi Europian.
Ai theksoi se zgjerimi i BE duhet të jetë një nga prioritet më të lartë të Parlamentit të BE.
“Ne duhet të flasim një gjuhë të qartë: Vendi i Ballkanit Perëndimor në të ardhmen është në BE, prandaj zgjerimi duhet të mbetet një prioritet më të larta për këtë parlament.
Njerëzit e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një shenjë të qartë se Bashkimi është në anën e tyre.”- shkruan Knut Fleckenstein.


