• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT/ Balla: Mbështetja e Bundestagut rikonfirmon hapat e rëndësishëm që vendi ka…
Home
Politikë

NEGOCIATAT/ Balla: Mbështetja e Bundestagut rikonfirmon hapat e rëndësishëm që vendi ka…

1 October, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në mbledhjen e Komisionit të Integrimit Europian, ku u diskutua projektligji për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Gjermanisë për mbështetjen për negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE në sektorin ekonomik, deklaroi se marrëveshja rikonfirmon angazhimin e rëndësishëm të Republikës Federale të Gjermanisë në mbështetje të reformave shumë planëshe që Shqipëria ka ndërmarrë.

Fakti që dy të tretat e Bundestagur gjerman u shprehën në favor të fillimit të bisedimeve, për numrin dy të PS Balla, është shprehja më kuptimplotë e gjithçka ka bërë Shqipëria deri më tani si dhe është konfirmim i rrugës pro europiane të Shqipërisë.

balla

“Çështjet e ngritura nga Bundestagu janë detyra shtëpie, për të cilat ne duhet të intensifikojmë punën për plotësimin dhe realizimin e tyre. Qoftë reforma e plotë zgjedhore, qoftë plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese apo Gjykatën e Lartë, përmbyllja e ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë si SPAK dhe BKH janë të gjitha në rrugë të mbarë”, theksoi Balla.

Sipas Ballës, populli shqiptar e meriton tërësisht fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, pasi është ai i pari që ka bërë gjithçka për ta mbështetur këtë proces.

“Jemi krenar që jemi vendi që kemi më shumë se 94 % të popullsisë që mbështet procesin e anëtarësimit europian”, u shpreh Balla.

  Fjala e plotë Taulant Ballës:

Është një marrëveshje e cila rikonfirmon edhe njëherë angazhimin e rëndësishëm të Republikës Federale Gjermane në mbështetje të reformave shumëplanëshe që Shqipëria ka ndërmarë dhe do të ndërmarë. Rishpreh në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste mirënjohjen për qeverinë gjermane.

Në këtë mbledhje të parë të Komisionit të Integrimit Europian pas votimit në Bundestag të autorizimit që Bundestagu i jep Qeverisë Federale për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Fakti që dy të tretat e Bundestagur gjerman u shprehën në favor të fillimit të bisedimeve, shprehja më kuptimplotë e gjithçka ka bërë Shqipëria deri më tani është konfirmim i rrugës pro europiane të Shqipërisë, është dhe një vlerësim edhe për punën që ne si  Kuvend i Shqipërisë kemi bërë në jetësimin e reformave të ndryshme, ku ndër të cilat do të theksoja që reforma në drejtësi është reforma thelbësore dhe guri i themelit mbi të cilin është ngritur qoftë vlerësimi pozitiv nga ana e KE në 29 maj të këtij viti, qoftë dhe vlerësimi nga ana e Bundestagut gjerman në seancën e shkuar të Bundestagut, ku u ritheksua dhe njëherë fakti që Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugën europiane.

Dua ta bashkëndaj me ju sot që çështjet e ngritura nga Bundestagu janë detyra shtëpie për të cilat ne duhet të intensifikojmë punën për plotësimin dhe realizimin e tyre. Qoftë reforma e plotë zgjedhore, qoftë plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese apo Gjykatën e Lartë, përmbyllja e ngritjes së institucioneve të reja si SPAK dhe BKH janë të gjitha në rrugë të mbarë.

Dua të them që populli shqiptar e meriton tërësisht fillimin e bisedimeve dhe është ai i pari që ka bërë gjithçka për ta mbështetur këtë proces. Jemi krenar që jemi vendi që kemi më shumë se 94 % të popullsisë që mbështet procesin e anëtarësimit europian. një vlerësim të veçantë meriton dhe qeveria shqiptare për gjithaçka ka bërë në këtë këndvështrim. Padyshim që të gjitha partitë politike duhet të marin përgjegjësitë e tyre në këtë proces. Është një proces ku të gjitha palët kanë detyrime. Kushdo që u mundua të pengonte reformën në drejtësi besoj që e ka marë mesazhin e qartë. Kushdo që u mundua të pengonte zgjedhjet e 30 qershorit e ka marë mesazhin e qartë, kjo edhe nga raporti paraprak i Komisionit të Venecias apo nga raporti përfundimtarë i ODIHR.

Për projektligjin në fjalë doja ti kërkoja qeverisë që të jemi rigorozë në plotësimin e detyrave që burojnë. Qeveria gjermane mbetet donatori kryesor i mbështetjes së reformave në Shqipëri. Kujtoj këtu që janë mbi 1 miliard euro investime gjermane në 27 vitet e fundit, duke e renditur Gjermaninë në vendin e parë sa i përket  mbështetjes direkte të ekonomisë dhe popullit shqiptarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRAKTISJA E SHKOLLËS/ Ministrja e Arsimit diskutim me përfaqësuesin e UNICEF: Rrisim masat parandaluese
Previous article "SUPREMACISTËT E BARDHË"/ Luftëtarët shumëkombësh, një sfidë ndërkombëtare

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit Politikë

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara Politikë

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT