• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BRAKTISJA E SHKOLLËS/ Ministrja e Arsimit diskutim me përfaqësuesin e UNICEF: Rrisim masat parandaluese
Home
Politikë

BRAKTISJA E SHKOLLËS/ Ministrja e Arsimit diskutim me përfaqësuesin e UNICEF: Rrisim masat parandaluese

1 October, 2019 k.autor Politikë

Braktisja e shkollës në vend por jo vetëm është një fenomen tepër shqetësues. Për të biseduar për masat parandaluese të këtij fenomeni negativ, të pranishëm në shkollën 9-vjeçare “Ardian Klosi” në Tiranë, ishin Ministrja e Arsimit Besa Shahini, së bashku me Drejtoreshën Rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore, Afshan Khan, përfaqësuesin e UNICEF në Shqipëri Roberto De Bernardi dhe kolegë të tjerë nga ministria.

Duke falënderuar përfaqësuesit e UNICEF për kontributin e vazhdueshëm në projektet zhvillimore, Ministrja Shahini theksoi gjatë takimit se tashmë çdo shkollë në Shqipëri merr informacion paraprak të detajuar për gjendjen socio-ekonomike të secilit nxënës.

“Kjo realizohet në mënyrë që të bëhet më herët ndërhyrja e nevojshme në rast se situata në familje i ndikon negativisht në shkollë”, shtoi ajo.

Ministrja Shahini nuk la pa nënvizuar rastin e suksesit të mësueseve të shkollës 9-vjeçare “Ardian Klosi”, të cilat kanë arritur në mënyrë të vazhdueshme të kthejnë në ambientet shkollore me dhjetëra nxënës në prag të braktisjes apo pasi kanë lënë shkollën, duke shtuar se “këto janë ndërhyrje që do t’i replikojmë kudo ku ka rrezik braktisjeje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKRA NË KLOS/ Detajet e reja: Djali ndërhyri kur pa babanë në gjak...
Previous article NEGOCIATAT/ Balla: Mbështetja e Bundestagut rikonfirmon hapat e rëndësishëm që vendi ka...

k.autor

Postime të ngjashme

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit Politikë

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara Politikë

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja Politikë

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT