• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Negociatat, “Aqaba Meetings”: A po fut ‘mik’ Rama Mbretin Abdullah te miqtë e tij holandezë?
Home
Shqipëri

Negociatat, “Aqaba Meetings”: A po fut ‘mik’ Rama Mbretin Abdullah te miqtë e tij holandezë?

4 June, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Rama tenton lobimin final para 28 qershorit me Hollandën, nëpërmjet një miku tepër të çmuar në Hagë, Mbretin Abdullah të Jordanisë.

Këtë të hënë zhvillohet në Tiranë samiti “Aqaba Meetings”, nismë e nisur prej disa vitesh dhe që ka bashkëorganizatorë Mbretin Abdullah dhe qeverinë holandeze.

Oborri i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë dhe oborri i Mbretërisë së Hollandës kanë marrëdhënie shumë të afërta, dhe shërbimet sekrete të Hagës dhe Jordanit prej disa vitesh funksionojnë gati si një “task-force”.

Marrëdhënia e shtetit shqiptar me Mbretërinë e Jordanisë ka qenë gjithmonë e mirë, madje ka pasur vit pas viti afrime, duke pasur parasysh edhe lidhjet e shërbimeve sekrete nëpërmjet CIA-s edhe NATO-s.

Shërbimi sekret jordanez është pikë referimi për agjencitë perëndimore për çështjet e anti-terrorizmit.

Në fakt, edhe “Takimet e Aqaba”-s janë në një farë mënyre si diskutime për antiterrorizmin, por që kthehen në çështje gjeopolitike.

Edi Rama ka deklaruar kohët e fundit se nëse nuk do të happen negociatat me Shqipërinë, vendi do të ekspozohet ndaj rreziqeve të tjera, ku i ka vënë theksin influencës ruse dhe asaj që vjen nga vendet e Lindjes së Mesme, kryesisht për shkak të muxhahidinëve opozitare të Iranit që ndodhen në Shqipëri.

Kohët e fundit NATO dhe Mossad-i izraelit kanë hapur zyra në Tiranë.

Vetë Mbreti i Jordanisë ka anuluar vizitën në Shqipëri për shkak të protestave në vendin e tij, dhe do të zëvëndësohet nga Princi Ghazi Bin Muhammad, këshilltar kryesor i mbretit dhe çështjet kulturore e fetare dhe i dërguari personal.

Përfaqësuesi i mbretit dhe kryeministri shqiptar Edi Rama do të marrin pjesë gjithashtu në një konferencë mbi luftën kundër ekstremizmit të organizuar nga qeveritë shqiptare dhe holandeze, në prani të krerëve të qeverive të Kosovës, Maqedonisë dhe Bullgarisë, si dhe 200 personalitete politikë, të sigurisë, udhëheqësit akademikë.

“Takimet e Aqaba”-s, të nisur nga Mbreti Abdullah në vitin 2015, janë një nismë më shumë lobuese dhe politike për ta kthyer Jordaninë nga një vend i vogël pa rëndësi, në një aktor rajonal e global.

Mbretëria Hashemite, për arsye se ende ligjërisht është administruesja e Jerusalemit ka qenë aktor mjaft i rëndësishëm.

Kurse tani me zhvillimet e reja ku Siria, Irani, Jemeni, Katari janë kthyer në aktorë më të rëndësishëm, fuqia e Jordanit ka rënë.

Gjatë ditës, përveç fjalëve publike në konferencë, priten edhe takime direkte të zyrtarëve jordanezë me përfaqësuesit e qeverisë së Holandës që do të dërgojë në takim.

Siç mësohet pritet të marrë pjesë dhe shefi i kundërzvulimit të Holandës dhe ka gjasa edhe ministri i Brendshëm.

Pritet që nga takimi t’i dërgohet një mesazh politikanëve skeptikë në Holandë se nëse nuk do të hapen negociatat e BE-së me Shqipëri, ka gjasa që vendi të përdoret si një bazë për terroristët, të cilët, mafian shqiptare në vendin e ulët mund ta përdorin si partner. Gjë që ka ndodhur edhe në të shkuarën nga segmente jo vetëm të terrorizmit por edhe të shërbimeve sekrete të disa vendeve.

Sergej Skripal për shembull, spiuni i dyfishtë ruso-britanik u helmua pasi dha informacione mbi lëvizjet e shërbimeve sekrete ruse me narkomafia-n…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREKSE/ Irini Qirjako rrëfen historinë tragjike: "Linda binjakë, por djali..."(VIDEO)
Previous article E dinit këtë rregull të çuditshëm që duhet të zbatojnë fëmijët e familjes mbretërore? (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT