Nga Gjirokastra në një takim të pushtetit vendor me përfaqësues të OKB, ambasadori Italian, Alberto Cutillio ka deklaruar se zgjidhja e krizës politike është një objektiv kryesor për një vend që kërkon të aderojë në Bashkimin Europian. Cutillio ka ftuar partitë politike të ulen së bashku dhe të zgjidhin problemet që kanë, duke e vënë theksin tek reforma zgjedhore.
“Këto janë dy cështje shumë të dallueshme me njëra tjetrën. Problemet e cështjeve politike ne nga ana jonë kemi pozicion shumë të qartë, ne pretendojmë gjithmonë në zgjidhjen cështjeve politike. Pasi që një vend të ketë zhvillim sidomos kur ka një cështje kaq të rëndësishme zgjidhja e krizës politike është një objektiv kryesor për një vend që kërkon të aderojë në BE. Ftojmë të gjitha forcat politike të ulen së bashku për të zgjidhur problemet që kanë, sidomos reformën zgjedhore.
Në Gjirokastër u zhvillua një takim mes drejtuesve të pushtetit vendor, kryetarit Flamur Golemi, prefektit Astrit Aliaj dhe Koordinatorët të përhershëm të OKB në Shqipëri Brian Williams për projektet e zhvillimit të kësaj zone.


