Bluzat e bardha janë çdo ditë në vijën e parë të rrezikut në “luftën” që ka perfshirë të gjithë botën, ate kundër Covid-19. Si të tillë, për shkak te kontakteve të afërta me pacientët e prekur edhe mjekët shqiptarë janë infektuar por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka patur gjendje të rënduar.
Dy prej tyre, Skënder Brataj dhe Dhimitër Kraja janë drejt shërimit total, teksa ndodhen edhe në shtëpi. Nga ana tjetër, mjeku reanimator Roland Xhaxho që u infektuar vetëm pak ditë më parë ndodhet i shtruar në spital por gjendja e tij paraqitet stabël e pa komplikacione.
Skënder Brataj
Skënder Brataj, Drejtori i Urgjencës Kombëtare rezultoi pozitiv me Covid-19. Prej dy javësh, Brataj ndodhet i vetëizoluar në shtëpi, teksa disa ditë me parë vetë Brataj konfirmoi se është drejt shërimit.
““Në fillim të shtunën, pastaj të dielën me temperaturë të lartë, me kollë, dhimbje trupi gjithandej sikur të ka rrahur njeri gjithandej, dhimbje koke. Sot jam më mirë. Dhimbjet janë graduale. Po më thonin që ishe shumë i lodhur. Unë që të shtunën e shikoja që nuk kisha shumë rezistencë. Por s’kisha dhimbje, ishte lodhja. Normal që dhe organizimi, mekanizmat e humbasin efektin e tyre. Të dielën filloi temperatura, dhimbja në çdo pjesë të trupit. Ajo është gjëja më e tmerrshme, s’rri dot në një vend. Rrotullohesh gjithëandej, temperatura kalon 39 apo 39 e gjysmë është problem. Por për fatin e mirë u kontrollua. Dhe je dhe vetë mjek dhe e di si do shkojë”, u shpreh Brataj.
Dhimitër Kraja
Mjeku në pension Dhimitër Kraja që ju bashkua vullnetarisht pak ditë më parë luftës së bluzave të bardha (pasi ksihte dalë ne pension) te Infektivi kundër COVID 19, ka rezultuar pozitiv për koronavirusin.
Pasi u shtrua tek Infektivi ku dhe qendroi disa ditë, ministria njoftoi se Kraja ia doli të trimfonte mbi Covid-19.
Vetë ministrja e shendetësisë beri me dije ditën e djeshme, se mjeku është gati të rikthehet.
Momenti kur mjeku lë Infektivin:
Roland Xhaxho
Mjeku i njohur reanimator Roland Xhaxho është infektuar me koronavirus dhe ndodhet i shtruar në Spitalin Infektiv në QSUT. Ministria e Shëndetësisë tha se mjeku paraqitet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
AlpeNews.al