• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË ROLIN E PARASHIKUESIT/ Basha: Jua pata thënë qindra herë! Po të ishin bërë testime, do e gjenim nga na vjen virusi
Home
Politikë

NË ROLIN E PARASHIKUESIT/ Basha: Jua pata thënë qindra herë! Po të ishin bërë testime, do e gjenim nga na vjen virusi

16 June, 2020 F.autor Politikë

Kryedemokrati Lulzim Basha bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për rritjen e rasteve me COVID-19 në vend.

Në një reagim në “Twitter”, Basha shkruan se nëse Rama do të kishte bërë testime si në çdo vend tjetër, ne do ta dinim ku dhe si po përhapet koronavirusi duke theksuar se ai dhe PD e kanë ngritur qindra herë këtë çështje, duke kërkuar strategjinë e daljes.

Basha deklaron se sot të gjithë ‘shqiptarët e kanë kuptuar se kërcënimi më i madh për shëndetin e tyre dhe për ekonominë e tyre është RAMAVIRUSI: ai është e keqja e vendit’.

“Nëse Rama do të kishte bërë testime si në çdo vend tjetër, ne do ta dinim ku dhe si po përhapet koronavirusi.

E kam ngritur këtë çështje me qindra herë, javë pas jave duke nënvizuar se testimi është element shumë i rëndësishëm edhe për strategjinë e daljes.

I kërkova të mbrojë mjekët dhe personelin në spitalet e qendrat shendetesore, të mbyllë fasoneritë dhe call centers si vatrat më të mëdha që rrezikonin infektimin masiv, siç dhe ndodhi.

Po ai nuk bëri asgjë. Propozuam edhe planin për një dalje sa më të lehtë për njerëzit nga karantina, pa rrezikuar shëndetin e tyre dhe duke mbështetur njerëzit në nevojë dhe ekonominë.

Sepse shëndeti i qytetareve dhe ekonomia janë prioriteti absolut.

Por Rama e kishte mendjen tjetërkund: te shfaqjet dhe zdërhalljet me orë para ekranit si narcisti para pasqyrës, tek tenderat sekretë me miliona euro vjedhje në kohë pandemie, te pagesat nga taksat e shqiptarëve për inceneratorët dhe landfillet e Bandës së Lushnjës dhe jo të siguronte testimet e duhura apo të mbështeste qytetarët në vështirësi dhe ekonominë në krizë të thellë.

Sot të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se kërcënimi më i madh për shëndetin e tyre dhe për ekonominë e tyre është RAMAVIRUSI: ai është e keqja e vendit”, shkruan Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SIÇ JAM ZOTUAR..."/ Qytetarët e gjobitur nga Greqia për shkelje të afateve të qëndrimit, Rama tregon: Ja si të aplikoni për rimbursim
Previous article KËRCËNON PROKURORINË/ Petrit Vasili: SPAK të hetojë dhe dënojë Edi Ramën për dëmtim të shëndetit të shqiptarëve

F.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT