• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NË RAST SE PLUMBI…”/ Gazetari rrëfen detajet: Pse EKSTREMISTI KATSIFAS mund të ketë ekzekutuar veten
Home
Breaking News

“NË RAST SE PLUMBI…”/ Gazetari rrëfen detajet: Pse EKSTREMISTI KATSIFAS mund të ketë ekzekutuar veten

14 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazetari Ferdinad Dervishi ka qenë i ftuar sot në studion e lajmeve në Fax News, ku hedhur një tezë të re lidhur me vdekjen e Konstantinos Kacifas, 35-vjeçarit grek, i cili ka shërbyer si një mollë sherri mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Sipas gazetarit, ka shumë elementë që të çojnë të mendosh se Kacifas ka kryer vetëvrasje dhe nuk është qëlluar nga ana e RENEA. Gazetari këmbëngul se dy plumba që ka pasur Kacifas në afërsi të zemrës janë qëlluar me qitje të puthitur.

Sipas tij, për herë të parë shteti shqiptar veproi si i tillë, duke e mbajtur kokën lart në raport me Greqinë, dhe se deklaratat e politikanëve kanë qenë përgjithësisht korrekte.

“Ka disa të dhëna që të çojnë te vetëvrasja e Kacifas, edhe qitësi më i mirë në botë nuk mund të fusë dy plumba në një afërsi të tillë pranë zemrës. Në rast se bie një plumb në zemër nga një shënjestër nga larg, atëherë trupi bie dhe nuk mund të qëndrojë më si një tabelë qitjeje dhe për plumbin e dytë.

Mbase mund të bëhet një hetim për forcat RENEA po unë mendoj se do të ketë një rezultat ‘që qitja është kryer me puthitje’. Pa u bërë një ekspretizë ti del në përfundimin se e ka vrarë RENEA, në një kohë që ka dhe mundësi të tjera.

Kjo u bë edhe për shkak të çështjeve nacionaliste, tani kjo çështje nuk kthehet dot mbrapsht, se dalin dhe thonë grekët që shqiptarët po lajnë duart. Të dy palët duan që Kacifas të jetë i vrarë nga RENEA, ekspertiza në një moment të caktuar do të vihet në shërbim të publikut. Unë pashë një shtet shqiptar të reagonte si shtet përballë Greqisë, duke filluar me një eurodeputete debile (më falni për shprehjen).

Për herë të parë unë pashë një shtet shqiptar që nuk uli kokën, duke thënë që ne jemi të barabartë. Kryeministrit ia thanë, ai nuk është teknik, që një njeri është vrarë apo ka vrarë veten del vetëm në sajë të një ekspertize.

Për një të vdekur nuk është koha dhe vendi që të përdoren epitete. Politika për herë të parë e luajti si duhet rolin e vetë, më ka bërë përshtypje Berisha, që ditën që ndodhi ngjarja tha që të pritej të bëhej ekspertiza”, u shpreh Dervishi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ROL KYÇ NË RAJON"/ Mogherini e bindur: 2019-ta, viti ku do shënohen suksese nga Shqipëria
Previous article Pasi sqaroi sherrin me Noizyn/ Enca bën ndryshimin "drastik" në pamje dhe duket si “kukull” (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin Aktualitet

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg Aktualitet

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë Aktualitet

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT