• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË PUNË ME CERTIFIKATË VAKSINIMI/ Nisin kontrollet nëpër supermarkete
Home
Sociale

NË PUNË ME CERTIFIKATË VAKSINIMI/ Nisin kontrollet nëpër supermarkete

5 January, 2022 F.autor Aktualitet, Sociale

Që prej ditës së djeshme, 4 janar, të gjithë punonjësit e supermarketeve, qendrave tregtare dhe administratës publike, do duhet të kenë certifikatën e vaksinimit për të shkuar në punë.

Afati për të dorëzuar dokumentacionet ka përfunduar dhe tashmë kanë nisur kontrollet nga institucionet për të parë nëse kjo masë po zbatohet.

“Shumë staf janë të sëmurë me viroza dhe nuk mund të kryejnë pjesën e vaksinimit. Kemi 90% të stafit të vaksinuar, 10% kanë sëmundje patologjike, kategori që janë alergjike dhe nuk mund të vaksinohen, janë të pajisur me rekomandimin e mjekut. Për këtë në fakt do na duhet konsultë nga institucionet përkatëse sesi do të vijohet me këtë staf pasi ata e kanë rekomandimin e mjekut”, thotë Granada Flaga, drejtoreshë e burimeve njerezore.

“Ne kemi më shumë se 2,000 punonjës dhe procesi i vaksinimit ka ecur me ritme të shpejta, jemi në nivelin 97% të pajisjes së stafit të tonë me certifikatën e vaksinimit”, thotw Klaudia Karabolli, menaxhere marketingu.

Nuk mungojnë as rastet ku punonjësit refuzojnë të vaksinohen. Megjithatë në shumë supermarkete, nuk janë marrë masa penalizuese.

“Tani ne kemi pasur rastet e këshillimit, komunikimin me ta, argumentimin dhe nuk ka pasur deri në këto momente masa administrative, nuk kemi marrë masa, do shikohet me hapin e kohës”, thekson Karabolli.

“Patjetër që janë skeptikë dhe kanë një mendim ndryshe, me ta do vijojmë konsultat me mjekun e kompanisë për t’i ndërgjegjësuar, jo nuk do të ketë penalizime”, shprehet zonja Flaga.

Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë të gjithë ata punonjës që nuk kanë një certifikatë vaksinimi duhet të paraqesin dëshminë e lëshuar nga e-Albania që vërteton shërimin nga COVID-19.

Kjo certifikatë ka një afat prej 6 muajsh! Ndërsa cilido që nuk është i vaksinuar, duhet të paraqesë çdo pesë ditë përgjigjen e testit për të dëshmuar që nuk është mbartës i virusit./euronews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VARIANTI OMICRON NË SHBA/ Rastet me COVID-19 tek fëmijët rriten 64 për qind brenda një jave
Previous article "NUK DUA TË MËRZIS NJERI"/ Donaldi flet për Borën dhe refuzon të...

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë Aktualitet

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT