Të gjithë i pamë pamjet nga protestae opozitës më 2 qershor ku militantët e Partisë Demokratike u përleshën me njëri tjetrin dhe u rrahën duke u gjakosur e përfunduar në spital. Fillimisht ish-Kreu i kësaj partie, Sali Berisha akuzoi dhe kërcënoi Forcat e Rendit se kishin ushtruar dhunë ndaj protestueve “paqësor” por vetëm një ditë pas protestës, pamjet e filmuara nga mediat vërtetuan më së miri se policia nuk kishte prekur asnjë protestues dhe lëndimet kishin ardhur si pasojë e përplasjeve me smilitantëve me njëri tjetrin.
Por nga vjen ky frymëzim për dhunë mes tyre? Mjafton të rikujtojmë dhe të shohim një VIDEO, të rreth një viti më parë me pamje të qarta.
Ish-deputeti i PD-së Fatbardh Kadilli dhe ish-nënkrytari i bashkisë së Tiranës në kohën kur Lulzim Basha ishte kryebashkiak i kryeqytetit, Eno Bozdo përleshen dhe sulmojnë një qytetar në pedonalen e Tiranës. Mjafton kjo video për të kuptuar filozofinë e tyre në raport me dhunën dhe përplasjet “brenda grupit”.
Pamjet nga protesta e 2 qershor 2019, ku militantët e PD-së përplasen mes tyre.
Nga frymëzuesit dhe ekzekutuesit e dhunës së mbrëmshme, tashmë duhet një përgjigje publike për insinuatën e akuzuave monstruoze kundër Policisë, që rezultuan në një blof të turpshëm, të ngjashëm me atë të “çadrave pistoletë” të 2011-ës.
Gepostet von Sander Lleshaj am Montag, 3. Juni 2019
Pamjet kur ish deputeti i PD-së Fatbardh Kadilli dhe Eno Bozdo dhunojnë qytetarët.


