Me një video nga liqeni artificial postuar në rrjetet sociale Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të urojë shqitarët për një fundjave të mbarë.
“Të dashur miq! Ju uroj një fundjavë të mbarë!” – shkruan Meta bashkëngjitur videos, ndwrsa shfaqet i veshur sportiv.
Kujtojmë se Gjykata kushtetuese është tërhequr për të marrë vendimin për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës, pas një seance ku përfaqësuesit e Metës akuzuan Kuvendin aktual se falsifikoi dhe manipuloi provat dhe presidenti depozitoi një padi në Prokurori.
Gjykata është në afatin 30 ditor për arsyetimin e vendimit.


