Bashkia e Gjirokastrës ka ndërhyrë për sistemimin e rrugës në fshatin Shtepëz i Vjetër, ku këtë të enjte të 16 gushtit zhvillohet edhe festa e Sheh Rushitit.
Kështu, në vëmendje të bashkisë, përveç ndërhyrjeve në infrastrukturën e qytetit, janë edhe rrugët rurale që bëjnë të mundur realizimin më të mirë të festave të fshatrave.
Një prej këtyre rrugëve ku është ndërhyrë është ajo në fshatin Shtēpëz i Vjetër, ku është krijuar mundësia e pjesëmarrjes së gjithë banorëve të zonës në festën e fshatit.
Falë kësaj ndërhyrjeje, të gjithë besimtarët do kenë mundësi të kryejnë pelegrinazhin pranë mekamit të Sheh Rushitit.


