Festa e Shën Mërisë është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin e krishterë, së bashku me Pashkën dhe Krishtlindjen.
Në Vlorë, bashkia ka organizuar një koncert në platformën e urës që të çon në ishull në Manastir. Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, uroi gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Shën Mërisë duke postuar pamje të koncertit.
Kjo festë simbolizon ditën kur Shën Mëria iu bashkua të birit të saj.
Festa e Shën Mërisë solli në Shqipëri edhe emigrantët nga Greqia pasi bëhet fjalë për një nga festat më të rëndësishme për besimtarët ortodoksë.
Ura që të çon në manastirin e Zvërnecit, tashmë është funksionale pas dëmtimit nga përmbytjet e vitit 2014.
Me imazhet e ketij koncerti, të realizuar në platformën e ures që të çon në ishull në Manastir, ju Uroj të gjithë besimtarëve ortodoks gëzuar Festën e Shën Mërise.
Posted by Dritan Leli on Wednesday, August 15, 2018


