• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË PRAG KOALICIONI/ Kurti: Nuk do ketë asnjë pengesë që s’do të tejkalohet me LDK-në
Home
Rajon

NË PRAG KOALICIONI/ Kurti: Nuk do ketë asnjë pengesë që s’do të tejkalohet me LDK-në

27 October, 2019 k.autor Rajon

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shprehu besimin e tij se nuk do të ketë asnjë pengesë që s’do të tejkalohet me LDK-në për të formuar qeverinë e ardhshme.

Kreu i VV-së, Albin Kurti, që sipas rezultateve preliminare, partia e tij ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit, thotë se të hënën në takimin e grupeve punuese me LDK-në, do të diskutohet për çështje ekonomike, teksa bëri të ditur se shumë shpejt pritët të diskutojë me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

“Ne po i harmonizojmë programet tona për fusha të veçanta për ekonominë, për arsimin për shëndetësinë, për sigurinë për kulturën e kështu me radhë përmes grupeve tona punese… Unë nuk mund të them tash rezultatet konkrete se ku kanë arritur në secilën fushë, sepse janë ekspertët që po marrin pjesë në këto takime. Por mund të them me optimizëm dhe kënaqësi se gjithçka po shkon mbarë e mirë, siç e kemi planifikuar dhe qytetarët e presin prej neve… Ne jemi subjekte të ndryshme dhe ka programe të ndryshme, por duke qenë se fillojmë prej asaj që është e përbashkët në njërën anë, dhe qytetarët e Republikës kanë vendosur që opozita të bëhet Qeveri e nesërme, nuk besojë se do të shfaqet asnjë pengesë që nuk do të të tejkalojmë kollaj”, thotë Kurti për KosovaPress.

Kurti, i cili po synon të bëhet kryeministër, thotë se ende nuk i kanë ndarë postet ministrore, pasi sipas tij fokusi fillimisht është te riorganizimi i tyre.

“Do të ketë takime edhe të tjera të grupeve punuese. Të hënën është një takim tjetër i rëndësishëm për çështjet e ekonomisë dhe të zhvillimit. Ndërkaq me kryetarin e LDK-së rreth këtyre dy viteve unë jam rregullisht në kontakt dhe padyshim që edhe më të do të takohemi… Do të ketë diskutim për riorganizimin e ministrive nga ana e grupeve punuese edhe natyrisht në një kohë të përshtatshme do të vendosim ndarjen e këtyre ministrive. Por tash për tash e rëndësishme është riorganizimi i tyre sepse siç e dini ne duam nga 21 ministri të synojmë numrin 12 edhe mos të ketë ashtu 120 zëvendës miistra, por të kemi më pak se 30”, thotë Kurti.

Fituesi i zgjedhjeve, gjithashtu shprehu insistimin e tij që nuk do të lidhin koalicion me Listën Serbe, teksa për takimet me komunitetet tjera pakicë, Kurti thotë se të gjithë kanë shprehur interesim që të përfshihen në qeverisjen e tij.

“Me deputetët e pakicave ne ia kemi uruar rezultatin e mirë, fitoren, suksesin njëri-tjetrin. Që të gjithë ata janë të interesuar që të bëhen pjesë e qeverisjes së ardhshme. Natyrisht unë si kryeministër i ri e mirëpres këtë gjë…nuk kemi nevojë për koalicion politik me Listën Serbe është obligim kushtetues që një ministër nga komuniteti serbë në Qeverinë tonë. Ne do të respektojmë kushtetuetshmërinë dhe në Qeverinë tonë do të ketë së paku një ministër serb”, pohon lideri i VV-së.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje doli e para, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Dy parti këto që po synojmë të formojnë qeverinë e ardhshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TJETËRSUAN 68 MIJË METRA KATRORË TOKË SHTETËRORE TE KEPI RODONIT/ Lihen në burg 10 ish-zyrtarë, "arrest shtëpie" për 8 të tjerë
Previous article LËNIA JASHT E MESUT OZIL/ Emery zbulon se kush e mori vendimin

k.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish Rajon

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT