• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË PODCAST ME RAMËN/ Eksperti për sulmin kibernetik nga Irani: Ishte shkatërrues, synonte të paralizonte jetën e qytetarëve
Home
Politikë

NË PODCAST ME RAMËN/ Eksperti për sulmin kibernetik nga Irani: Ishte shkatërrues, synonte të paralizonte jetën e qytetarëve

11 May, 2024 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka pasur të ftuar të radhës në podcastin e tij ‘Flasim’ tre ekspertë të sigurisë kibernetike pjesë e AKSH-it dhe AKCESK, të cilët triumfuan në Global CyberDrill 2024. Në këtë organizim morën pjesë 113 shtete, që u testuan për performancën e tyre në bazë të shpejtësisë dhe reagimit ndaj kërcënimeve kibernetike. Bëhet fjalë për Franc Zylyftarin, pjesë e Drejtorisë së Sigurisë e-Gov, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Adriano Lleshin dhe Ilir Daka, nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

Duke u ndalur te sulmet kibernetike, Ilir Daka tha se u përpoqën që të gjenin pikat kyçe dhe të zgjidhnin me ushtrimet me shpejtësi. “Kur pamë Shqipërinë në krye, thua çfarë mund të bëj më tepër. Ishte pjesa që filluam dhe kërkuam brenda vetes. Duke gjetur pikat kyçe në arritëm që të zgjidhim edhe ushtrime të tjera në vazhdimësi. Unë kam 13 vite në tregun privat. Vjen një moment dhe mendon, po eci mirë, por mendova a ka ndonjë gjë që mund të bëj që të lë shenja.”, tha Daka.

Ad

Found a New Car that Was Embedded 50 Years Ago! They Were Speechless when They Learned the Condition of The Car
Trips-Shop.com
Sponsored Links

Ndërkohë, Franc Zylyftari e ka krahasuar sulmin kibernetik të kryer ndaj Shqipërisë nga Irani, në verën e vitit 2022, si sulmet luftarake të Rusisë ndaj Ukrainës. “Kam qenë pjesë e ngushtë e ekipit, me duhet të pranoj se ishte eksperiencë e jashtëzakonshme. Konstatuan se dëmi nuk doli me sukses, ishte një copëz e vogël nga dëmi që kërkonin të bënin. Ishte luftë shumë e egër. AKSHI-i ishte traget i aktorëve të sponsorizuar shtetëror.

Sulmi që Shqipëria u godit në atë kohë ishte me mision kibernerik shkatërrues. Dëmi të përkthehej në paralizimin e jetës së qytetarëve shqiptarë. Ndihemi mirë që evituam një sulm të tillë.”, pohoi ai. Adriano Lleshi u shpreh se ishte pasioni që kishte për sigurinë kibernetike që e shtyu të bëhej pjesë e AKCESK. Lleshi tha se kjo i bëri të mundur, qasjen e idealeve si të ruajmë autoritetin tonë. “Pasioni që kam për sigurinë kibernetike. Duke mbaruar dhe shkollën për Teknologji informacioni, në mbyllje të masterit aplikova për pjesën e programit të praktikave. Fitova kontratë 1-vjeçar e pranë AKCESK. Më bëri të mundur qasjen e idealeve si mund ta ruajmë autoritetin tonë. Është një adrenalinë e madhe duke parë dhe dinamikën që kemi, pasi nuk e di me cilët aktore ndeshesh. Ne jemi në evoluim gjatë gjithë kohës. Kjo më motivon shumë. Shumë oferta në vijnë por është një që gjë që limitohesh tek gjurmimi i autoreve.”, – u shpreh Lleshi.

Nga ana e tij kryeministrin Edi Rama premtoi sërish rritje pagash për këtë sektor. “Këtë ritëm do të mbajmë, do ta bëjmë AKCESK dhe AKSH subjektet më të dëshiruar në treg sepse është e vetmja mënyrë të kemi aty talentet më të mira, njerëzit më të motivuar dhe forcën më efektive në llogore. Kjo është realisht një luftë e jashtëzakonshme dhe shumë stresuese. Është 24 orë me sytë aty dhe në çdo moment mund të të rrëshqasë terreni dhe digjesh.”, tha Rama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "U SERVIR NJË MANIPULIM"/ Maya flet për herë të parë pas publikimit të videos virale: Nuk u shfaq e gjitha
Previous article U EKZEKUTUA NË ATHINË/ Roan Brahimi dyshohet se kishte lidhje me vrasjen e Gentian Bejtjas

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT