• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË PODCAST ME RAMËN/ Dy skenaristët amerikanë: Shqipëria ofron sot më tepër mundësi sesa disa vende në SHBA
Home
Politikë

NË PODCAST ME RAMËN/ Dy skenaristët amerikanë: Shqipëria ofron sot më tepër mundësi sesa disa vende në SHBA

22 February, 2025 s.autor Politikë

Pamela dhe Philip, dy shtetas amerikanë të angazhuar në industrinë e filmit dhe të cilët kanë hapur qendrën e tyre të trajnimit në Shqipëri, vlerësojnë pikërisht mundësinë dhe potenciali që ofron në këtë moment Shqipëria.

Të ftuar në podkastin “Flasim”, Në një bashkëbisedim me kryeministrin Edi Rama ata u ftuan të tregojnë gjërat që i kanë tërhequr për të zhvendosur aktivitetin e tyre në Shqipëri, por edhe të metat dhe mangësitë që shikojnë këtu.

“Më pëlqen potenciali. Më pëlqejnë njerëzit. Më pëlqen kureshtja. E kuptoj që njerëzit ndihen sikur nuk po bëjnë para mjaftueshëm, po kjo vlen për të gjithë botën. Në Shtetet e Bashkuara, shumë njerëz duket sikur bëjnë shumë para, ndërkohë që mezi ia dalin të paguajnë qiranë, për shkak të kostos së jetesës. Pra, kjo nuk do të thotë që nëse shkoj në një vend tjetër do të ketë domosdoshmërisht më mirë, aspak. Megjithatë, klima këtu, më pëlqejnë autobusët. Autobusët këtu janë të shkëlqyer”, u shpreh Pamela.

Pamela i konsideroi autostradat këtu, përparim, ndërsa u shpreh se “ka kaq shumë gjëra që funksionojnë, saqë ato gjërat që nuk funksionojnë i sheh që do të rregullohen”.

“Autobusët janë të pastër, janë të mirëmbajtur, janë të mirëprojektuar për të mbajtur një numër të madh njerëzish pa u ngjeshur. Unë jam rritur në një qytet që ishte i gjithi i mbështetur në transportin publik. Ka metro, ka autobusë e të tjera me radhë dhe ky është përparim. Autostradat këtu, janë përparim. Ka kaq shumë gjëra që funksionojnë, saqë ato gjërat që nuk funksionojnë i sheh që do të rregullohen. Nuk është se nuk do të ndreqen kurrë”, tha ajo.

Sipas saj, Shqipëria është një vend kaq i ri dhe kaq i vjetër, dhe kjo është një nga gjërat më të jashtëzakonshme që ka.

Ndërsa për Philip, numri i mundësive të pranishme në këtë moment në Shqipëri për të bërë gjëra është më i madh se në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara.

“Mendoj që kjo është ajo gjëja e padukshme për të cilën kemi folur thuajse çdo ditë. Kam jetuar në shumë vende, kam jetuar në shumë vende në Amerikë dhe numri i mundësive të pranishme në këtë moment në Shqipëri për të bërë gjëra është më i madh se në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Sipas Philip, “mundësia në këtë moment në Shqipëri është ajo që e entuziazmon çdo ditë”.

“Ndihesh sikur je pjesë e një komuniteti, ndihesh sikur je pjesë e ngritjes së diçkaje. Ndjen se po ndërton diçka me njerëz që janë entuziastë që gjenden këtu, por kanë edhe një histori të jashtëzakonshme pas, që Amerika nuk e ka dhe mendoj që kjo qëndron në themel të gjithçkaje, që ka potencial. Sigurisht, duke menduar për pyetjen tuaj, ka njerëz që do thonë pse atje, çfarë bëni atje e kështu me radhë, po kjo, po ajo, a nuk mungon kjo apo nuk mungon ajo? Patjetër, pra ka gjëra që tani mungojnë, po çdo gjë tjetër është e shkëlqyer”, shtoi ai.

Ndërsa veçoi si mangësi mungesën e trenave, kryeministri e siguroi se “së shpejti do të kemi hekurudhën e parë dhe trenin e parë nga Tirana në Durrës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPASTRIMI I UDHËHEQJES USHTARAKE/ Trump shkarkon gjeneralin e lartë amerikan dhe shefin e marinës
Previous article ANALIZA/ Pse Inteligjenca Artificiale kineze ka mahnitur botën?

s.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT