• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË PËRGJIM PREJ DY MUAJSH/ Si u kap në kafenetë e Parisit Behar Bajri! Akuzohet si porositës dhe organizator i disa ekzekutimeve…
Home
Breaking News

NË PËRGJIM PREJ DY MUAJSH/ Si u kap në kafenetë e Parisit Behar Bajri! Akuzohet si porositës dhe organizator i disa ekzekutimeve…

6 September, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mbrëmjen e së hënës është arrestuar në Francë, Behar Bajri. Bëhet me dije se Bajri është arrestuar nga një operacion i zhvilluar në bashkëpunim me policinë shqiptare. Në dosjen hetimore të operacionit “Metamorfoza” u fundos grupi kriminal, ku mes tyre ishte edhe Behar Bajri, i cili kishte planifikuar që të vriste Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin.

Gjithashtu, nga përgjimet rezulton se ai komunikonte me biznesmenin tashmë të arrestuar nga qelia e paraburgimit “Jordan Misja” në Tiranë përmes “SkyECC” komunikonte me Pëllumb Gjokën dhe i kërkonte që të dalë sa më shpejt nga paraburgimi, pas arrestimit në sajë të operacionit OAZ, shtatorin e vitit 2018.

Madje është gati të ofrojë shuma të mëdha parash në këmbim të zbutjes së masës së sigurisë. Bajri, i konsideruar si një nga personazhet më të rrezikshme të botës së krimit në Shqipëri, akuzohet se ka vrarë në gjumë partneren e tij 15- vjeçare, Fabiola Bajri dhe shtetasin Arben Tuzi, ngjarje këto të vitit 2002.

Bëhet me dije se Bajri ka qenë dy javë në vezhgim nga autoritetet policore franceze, dhe më pas u arrestua qetësisht në ambientet e një lokali ku ndodhej vetëm. Burime pranë Policisë së Shtetit u shprehën se kur pa se ishte i rrethuar nga të gjitha anët, nuk bëri rezistencë dhe iu dorëzua autoriteteve pa zhurmë.

Pas kontrollit, 43-vjeçarit, i cili ishte në kërkim në kuadër të dosjes “Metamorfoza” si porositës dhe organizator i disa vrasjeve dhe tentativave për vrasje, nuk iu gjet asgjë e paligjshme. Lokalizimi i tij mësohet se është bërë nga autoritetet shqiptare, të cilat prej kohësh kanë një oficer në Paris enkas për këtë punë, lokalizimin e shqiptarëve në kërkim dhe mbajtjen në kohë reale të komunikimeve me policinë atje. Ironikisht, Franca, vendi që kishte zgjedhur për t’u fshehur, ndihmoi në zbardhjen e komunikimeve të SkyEÇ, që zbërthyen krimet e fisit Bajri, grupit të Ervis Martinajt, prokurorit Xhevahir Lita dhe ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri.

Behar Bajri pritet të ekstradohet në muajt në vijim në Tiranë, edhe pse me shumë mundësi do të tentoj të kundërshtoj vendimin në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Shqipëria nuk ka një marrëveshje të nënshkruar ekstradimi me Francën, megjithatë, siç është bërë traditë, tentativa do të bëhet përmes shfrytëzimit të konventave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për të bindur gjykatat atje.

Dosja do të përpilohet e plotë dhe përmes Ministrisë së Drejtësisë do t’u vihet në dispozicion autoriteteve franceze. Behar Bajri në dosjen “Metamorfoza” akuzohet si organizator i vrasjes së Gjin Boriçit për llogarit të të zhdukurit Ervis Martinaj, sigurimin e personave për vrasjen e mbetur në tentativë të Kleanthi Musabelliut, për llogari të biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe porositës i vrasjeve që nuk u kryen asnjëherë të Dorian Dulit, Genc Tafilit dhe Ibrahim Licit.

Të gjitha këto ngjarje, Behar Bajri i organizoi e planifikoi pas daljes nga burgu me masë të lehtësuar arresti, të firmosur nga prokurori Xhevahir Lita, i arrestuar pasi dyshohet se mori 30 mijë euro për këtë nder.

“Operacioni, falë shkëmbimit të inteligjencës policore, ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë franceze. Kapet në Francë, me qëllim ekstradimin, njëri prej shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’. Në vijim të punës gjurmuese dhe kërkimore, si dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, mesditën e sotme, falë inteligjencës policore të siguruar nga Policia e Shtetit, shkëmbimit në kohë reale të informacionit, nëpërmjet oficerëve të kontaktit të Policisë së Shtetit dhe Policisë Franceze, si dhe koordinimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Parisit, u bë e mundur kapja në Francë, nga Policia franceze, e shtetasit shqiptar B. B., 43 vjeç. Kapja e këtij shtetasi u bë me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me Interpol Parisin, vijojnë punën për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, të 43-vjeçarit. Kapja e këtij shtetasi tregoi edhe një herë bashkëpunimin serioz, profesional dhe të besueshëm mes Policisë së Shtetit dhe partnerëve, si dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit, për të gjurmuar, lokalizuar, kapur dhe çuar para drejtësisë, shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar”, thuhej në njoftimin e Policisë pas arrestimit të Bajrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FSHEHU TRE PISTOLETA NË OBORRIN E BANESËS/ Arrestohet 61-vjeçari në Levan
Previous article RREZIKUAN TË MBYTESHIN NË DET/ Policia u vjen në ndihme 3 pushuesve në Shëngjin dhe Velipojë

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT