• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË NEW YORK/ Takimi Rama-Mitsotakis, zbardhet biseda mes liderëve
Home
Politikë

NË NEW YORK/ Takimi Rama-Mitsotakis, zbardhet biseda mes liderëve

23 September, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Prej takimeve të para që ka kryer kryeministri i ri grek Kyriakos Mitsotakis në Nju York në kuadrin e sesionit të 74 të asamblesë së Kombeve të Bashkuara ka qenë ai me homologun shqiptar Edi Rama.

Qysh në fillim kryeministri grek ka pyetur atë shqiptar për gjendjen në Shqipëri pas tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin ditën e shtunë.

Mitsotakis- Si është gjendja me tërmetin?

Rama- Për fat të mirë pa viktima. Por me shumë dëme. Nuk është e lehtë.

Mitsotakis- Ku ishte epiqendra e tërmetit?

Rama – Ishte në det 30 km nga Tirana. Ishte shumë i fuqishëm. Tani po bëjmë vlerësimin e gjendjes. Mund të nevojitet të trokasim në derën tuaj pas disa ditësh për ndihmë. E kemi bërë edhe më parë.

Të dy kryeministrat diskutuan per marrëdhëniet dypalëshe dhe integrimin e Shqipërisë në BE në prag të Samitit të lartë të tetorit. Janë diskutuar çështje për të cilat Athina ka kërkuar përmbushjen e kushteve të përcaktuara nga BE, përfshirë ato që lidhen me të drejtat e pakicës kombëtare greke në Shqipëri.

Në veçanti Z. Mitsotakis ka theksuar çështjen e së drejtës së vetë përcaktimit si dhe të së drejtës pronësore të minoritetit grek si kusht kryesor i mbështetjes greke, ndërsa ka përsëritur se Athina zyrtare vazhdimisht favorizon rrugën europiane të Tiranës.

Sipas burimeve qeveritare greke zoti Rama ka shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Greqinë për çështjet me interes të veçantë për Athinën.

Mitsotakis dhe Rama kanë rënë dakord të shkojnë në diskutime më të gjera për çështjet dypalëshe në Samitin Euro-Arabik në Athinë më 29-30 Tetor 2019.

/TCH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U RIKTHYE ME FITORE NDAJ SEVILLAS/ Ja 5 ndeshjet e ardhëshme të "Los Blancos"
Previous article FOTOLAJM/ Lëkundjet e tërmetit në Durrës dhe Tiranë. Shikoni çfarë bën Agustin Torasa

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT